Home » Euro 2012 »

Fabregas: Nuk është përballje Cristiano Ronaldo vs. Barcelona!

 

Ish-mesfushori i Arsenalit edhe një herë ka deklaruar se përballja e sotme nuk është betejë midis Cristiano Ronaldos dhe Barcelones

Cesc Fabregas ka thënë se Furia e Kuqe do të kërkoj fitoren në përballjen midis dy shteteve iberike, ndërsa shtoi se ata nuk do ta ndryshojnë stilin e lojës.

“Ndeshja e sotme nuk është betejë midis Cristiano Ronaldos dhe Barcelones. Së paku ne mendojmë kështu” tha Fabregas për El Mundo Deportivo.

“Ne të gjithë e dimë që sonte beteja është midis Portugalisë dhe Spanjes. Të dyja palët kërkojnë fitore, por ne nuk do ta ndryshojmë stilin tonë të lojës për ta arritur fitoren.”

“Portugalia është ekip i madh. Ata kanë mesfushë të fortë dhe janë të paparashikueshëm në sulm” përfundoi Fabregas.