Kryeministri Spanjoll parashikon fitore prej 2-0 kundër Portugezëve
Kryeministri Spanjoll Mariano Rajoy beson se La Roja do të kryej detyrat si duhet në gjysmëfinale të Euro 2012 kundër Portugalisë
Skuadra e Vicente del Bosque hyn në këtë takim së favorit, pasi në çerekfinale mposhtën Francën 2-0 dhe se Rajoy beson shumë se kombëtarja e tij posedon gjithë potencialin që të korrë suksese të mëtutjeshme.
Pasi mbërriti në kuvend Rajoy spontanisht tha “Spanja do të fitoj 2-0″.
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës Juan Manuel Garcia-Margallo ka konfirmuar prezencën e Rajoy në finale të Euro 2012, por a do të shohë kombëtaren e tij në finale kjo mbetët të vendoset sonte.
“Kryeministri ishte në takimin e parë të Euro 2012 dhe do të jetë edhe në takimin e fundit” ju ka thënë gazetarëve Garcia-Margallo.


