Mandzukic në Bayern Munich

 

Gjiganti Bavarez ka konfirmuar se sulmuesi Mario Mandzukic do të qëndroj në Allianz Arena për katër vitet e ardhshme, por shumën e transferimit nuk e ka publikuar klubi Bavarez

Në fillim ata kërkonin sulmuesin Boshnjak të Manchester City Edin Dzeko por çmimi ishte i lartë, por pas kësaj ata kthyen kokën nga Kroati i cili në këtë kampionat evropian shënoj tri gola.

Menaxheri gjeneral i Bayern Munich Christian Nerlinger ka pranuar se përformancat e 26-vjeqarit në këtë kampionat ishte arsyeja kryesore që të bënim këtë lëvizje, por mos të harrojmë edhe përformancat e tij sezonin e kaluar me Wolfsburgin.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi sjell në radhët e Bayern një nga top sulmuesit e Bundesligës Mario Mandzukic, gjithashtu ne kemi parë në takimet e Euro 2012 që ky lojtarë ka aftësi shumë të mira” ka thënë Nerlinger në faqen zyrtare të klubit.

“Ne do të vazhdojmë që të forcojmë edhe më shumë skuadrën tonë” ka përfunduar Nerlinger.

Mandzukic u largua për në Bundesligë nga Dinamo Zagreb në 2010, dhe se është lojtari i tret që kalon në radhët e Bayernit në këtë afat kalimtarë, së bashku me Pizzaro, dhe me ish mbrojtësin e Borussia Monchengladbach Dante.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento