Home » Euro 2012 »

Balotelli ia siguron një vend në finale Italisë!

 

Sulmuesi problematik, Mario Balotelli, ishte heroi i takimit midis Italisë dhe Gjermanisë ku me dy gola të shënuar i ka siguruar një vend në finale azurëve

Fillimi i takimit u takoi gjermanëve të cilët i kishin disa raste, ndërsa Pirlo shpëtoi portën e Buffon kur topi po shkonte drejt golit.

Në minutën e 20-të, pas krosimit të Cassanos, Mario Balotelli i dha epërsinë kombëtares italiane.

I njëjti lojtar ne minutën e 36-të dyfishon rezultatin, kur i vetëm përballë portierit Neuer shënon pa problem.

Në vazhdim të takimit gjermanët kërkonin rikthimin, por Italia ishte e vendosur mirë në mbrojtje, ndërsa me kundersulme të rrezikshme azurët shumë lehtë kanë mundur të shënonin edhe dy-tri gola të tjerë.

Gjermania në minutën e fundit të takimit arriti të ngushtonte rezultatin kur Mesut Ozil mposhti nga pika e bardhë e penalltisë Buffonin.

Por kjo ishte e tëra nga gjermanët, ndërsa Italia iu gëzua fitores duke siguruar një vend në finalen e Kievit, ku do të takohet me Spanjen.