Spanja në finale!
Spanja ka siguruar një vend në finalen e madhe të Kievit, pasi mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive
Koha e rregullt prej 90 minutave nuk na dhuroi gola, edhe pse Portugalia ishte më kërkuese dhe u tregua më e rrezikshme në disa raste.
Në anën tjetër, Spanja nuk demonstroi lojën që jemi mësuar të shohim nga ta.
Megjithatë në vazhdime Spanja u zgjua, krijoi disa raste, ndoshta edhe për shkak të lodhjes së portugezëve, por gola nuk pamë kështu që fituesi u përcaktua me penallti.
Në ekzekutimin e penalltive, kampioni në fuqi u tregua më i saktë duke fituar me rezultat 4-2 dhe duke siguruar një vend në finalen e Kievit, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Gjermani-Itali.


