Home » Euro 2012 »

‘Lotët rrjedhën’ në zhveshtoren e Gjermanisë, pas daljes nga EURO 2012!

 

Përzgjedhësi i kombëtares gjermane ka shprehur zhgënjimin e lojtarëve të tij pas humbjes nga Italia në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Die Mannschaft u mposhtë nga Italia 2-1, ku dy gola të Mario Balotellit në pjesën e parë mjaftuan që gjermanët të eliminohen nga turneu.

“Në dhomat e zhveshjes po ‘rrjedhin lotët’. Ka qetësi absolute. Askush nuk e thotë asnjë fjalë” deklaroi pas ndeshjes Joachim Low.

“Jemi shumë të zhgënjyer, por nuk duhet të gabojmë e të vëmë në pikëpyetje gjithçka që bëmë. Ekipi bëri një paraqitje të madhe në Euro 2012.”