Scholes mund të ishte Pirlo i Anglisë!
Ray Wilkins mendon se Anglia do të kishte Andrea Pirlon e saj në EURO 2012, sikur të ishte bindur Paul Scholes që të rikthehej te kombëtarja
Mesfushori i Manchester United e ka bartur fanellën e Anglisë 66 herë duke shënuar 14 gola, ndërsa u largua nga kombëtarja në moshën 30-vjeçare, ndërsa Wilkins mendon se ai do të kishte ndikim të madh nëse do të ishte aty, ashtu siç po ndikon Pirlo te Italia.
“Anglia e ka Andrea Pirlon e vet dhe ai është Paul Scholes” deklaroi Ray Wilkins.
“Ai është më i vjetër por i mirë sikur ai, nëse jo edhe më i mirë. Do të doja që dikush ta kishte bindur që të luante në EURO 2012″ përfundoi Wilkins.


