Home » Futboll »

Guardiola: Më mungon futbolli!

 

Pep Guardiola ka pranuar që atij tashmë i mungon futbolli, vetëm disa javë pasi la detyren e trajnerit te Barcelona

Trajneri më i suksesshëm në histori të klubit katalanas vendosi të mos e vazhdonte kontratën me Barçen pas katër vite bashkëpunimi, ndërsa si arsye të largimit ai deklaroi lodhjen dhe nevojën për të pushuar.

Megjithatë, 41-vjeçarit i ka mjaftuar një muaj pushime për të zbuluar se atij i mungon futbolli.

“A më mungon futbolli? Mund të them se më mungon tashmë. Jam lodhur duke luajtur golf me babanë tim” u shprehë Guardiola për gazetarët në Kuala Lumpur të Malejzisë.

Guardiola që për katër vite e udhëhoqi Barcelonen drejt 14 trofeve është lidhur fuqishëm me një kalim te Chelsea, por mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë, pasi kampionët e Europës tashmë kanë konfirmuar Di Matteon në krye të klubit për dy vitet e ardhshme.