Home » Euro 2012 »

Cesar Menotti: Spanja ka motivuar Italinë!

 

Trajneri legjendar nga Argjentina Cesar Menotti beson se suksesi i Spanjës dhe stili se si luajnë ata, i ka motivuar kombëtaret tjera

“Spanja ka qenë shprehja kryesore për aq sa kuptoj unë se çka mund të bëhet nga futbolli” i ka thënë Menotti Marca.

“Në kampionatin e fundit Evropian ata shkuan si ajri i freskët dhe përfunduan si një forcë. Ky shembull i shtyri Italianët që të provojnë shumë gjëra. Spanja të motivon ty: duke i shikuar të shtien ty që ti imitosh ata. Kjo është një gjë e mirë dhe mu kjo është duke iu ndodhur Italianëve” ka shtuar Menotti.

Menotti gjithashtu ishte përplot lëvdata për Italianët të cilët sipas tij i kanë tejkaluar të gjitha parashikimet duke arritur në finale.

“Edhe nëse Spanja e fiton këtë kampionat, ata më nuk janë befasi. Por Italia po dhe një befasi e re. Babagjyshi vjen nga Italia nga Fiorentina dhe është hera e parë në jetën time që i shikoj vërtet një skuadër Italiane, respekt për mënyrën se si janë duke i bërë gjërat. Futbolli është pasion, por edhe mbrojtja është mënyrë e lojës. Spanjës i duhet shumë të bëjë me këtë Itali shumë të ndryshuar”.

Duke i shikuar gjërat para finales, Menotti nuk ka hezituar që në mënyrë të veçantë të veçoj mesfushorin Andrea Pirlo, i cili tri herë ishte zgjedhur si lojtari kryesor i takimit në Euro 2012.

“Pirlo është në nivelet më të larta, sepse trajneri Cesare Prandelli i ka dhënë liri absolute. Ai ka një rol që lëvizë nëpër fushë me shumë qetësi me këtë eksperiencë që ka marr gjatë gjithë këtyre viteve. Ai është lojtari kyç tek skuadra dhe pa dyshim që përballjet e tij me Iniestën dhe Xavi dhe lojtarët e tjerë Spanjoll do të jenë përballje me të vërtet të bukura” ka pëfunduar Menotti.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento