Home » Euro 2012 »

Spanja shkruan historinë duke shkatërruar Italinë!

 

Spanja ka bërë historinë duke fituar me rezultat të lartë 4-0 përballë Italisë, e ky ishte trofeu i tretë radhazi.

Vetëm 14-të minuta lojë mjaftuan që spanjollët të kalonin në epërsi kur David Silva zhbllokon ndeshjen, i asistuar nga Fabregas.

Spanjollët dyfishuan epërsinë në minutën e 42-të kur Jordi Alba shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë gjërat u vështirsuan për Italinë kur Motta u detyrua të largohej shkaku i lëndimit. Italia kishte kryer zëvendësimet kështu që duhej të luante me 10 lojtarë.

E këtë e shfrytëzuan spanjollët. Në minutën e 85-të, Fernando Torres shënon për 3-0 duke u bërë keshtu lojtari i parë në histori të Kampionateve Europiane që shënon në dy finale radhazi.

Torres në minutën e 89-të kthehet në asistues.Ai asiston për shokun e tij te Chelsea, Juan Mata, i cili vendos rezultatin final Spanja 4-0 Italia.

Spanja bëhet kombëtarja e parë që fiton radhazi tre turne të mëdhenj ndërkombëtar, pasi ka fituar Euro 2008 dhe KB 2010.