Home » Futboll »

Zyrtare: PSG transferon Ezequiel Lavezzin!

 

Paris Saint Germain përmes faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar blerjen e reprezentusit argjentinas, Ezequiel Lavezzi

Lavezzi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin parisien, ndërsa kjo ishte blerja e parë e trajnerit Ancelotti gjatë afatit kalimtar të verës.

Duke folur rreth aventurës së tij të re, Lavezzi u shpreh shumë i entuziazmuar.

“PSG është klub i së ardhmes…Projekti sportiv i klubit ishte shumë joshës për mua” deklaroi Lavezzi për gazetarët.

“Kalimi im te PSG-ja është një hap përpara në karrierën time. Parisi është qytet i ëndrrave për të jetuar.”

Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit parisien, Leonardo, ka shtuar se klubin e pret një e ardhme e pasur, para se të shtonte se: “Është ditë shumë e rëndësishme për klubin. Është ditë e madhe në histori të klubit.”