Home » Euro 2012 »

Gullit: Spanja nuk ka pika të dobëta!

 

Ruud Gullit nuk beson që Spanja ka ndonjë pikë të dobët, ndërsa mendon se kampionët e botës dhe të Europës janë një ndër ekipet më të mira në histori

Holandezi gjithashtu ka pranuar që Furia e Kuqe është ekip më i mirë se Holanda e kohës kur luante ai, teksa shtoi që Spanja do të jetë dominuese në futboll edhe në vitet e ardhshme.

“A ka Spanja ndonjë dobësi? Nuk mendoj që ka. Dobësia e vetme e një ekipe aq të madh është shpërdorimi i aq shumë rasteve, por ky nuk është problem i madh për ta. Tani Spanja do të fokusohet te triumfi në Kupën e Botës. Ata nuk po nxitojnë” ka shkruar Gullit në kolumnin e tij për Daily Mirror.

“Nëse dominoni një periudhë të gjatë siç po bënë Spanja dhe siç ka bërë Brazili, atëherë natyrisht që konsideroheni një ndër ekipet më të mira në histori. Brazili fitoi tri herë Kupën e Botës midis viteve 1958 dhe 1970, ndërsa tani Spanja ka fituar dy herë Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës poashtu.”

“Është vazhdimësia në sukses ajo që e bënë ekipin e Vicente del Bosque më të mirë se Holanden kur luajta unë në vitin 1988. Po, ne fituam Kampionatin Europian por ai ishte vetëm nje turne, ndërsa Spanja ka fituar tre turne madhor radhazi. Kjo është e jashtëzakonshme.”