Home » Euro 2012 »

Villas-Boas emërohet trajner i Tottenhamit!

 

34-vjeçari ka vënë firmën kontratës 3-vjeçare me Tottenhamin, duke zënë vendin e lënë bosh nga Harry Redknapp.

Ish-trajneri i Chelsea, ishte kandidati kryesor për postin e trajnerit te Tottenham pas shkarkimit të Harry Redknapp.

Presidenti i klubit, Daniel Levy, ishte aq i impresionuar me Villas-Boas sa që nuk shqyrtoi fare mundësi të tjera duke i ofruar atij pozitën e trajnerit në White Hart Lane.

Besohet që Villas-Boas ka një buxhet prej rreth €80 milionë për blerje të reja gjatë verës, ndërsa puna e tij e parë do të jetë që ta bind yllin më të madh të klubit, Luka Modric, që të mos largohet nga Tottenhami.