Home » Futboll »

Ajax njofton që Vertonghen do të bashkohet me Tottenham!

 

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me kampionët holandez, ndërsa reprezentuesi belg do të bashkohet me Spursat posa të kaloj testet mjekësore.

Ajax ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se kanë arritur një marrëveshjen me Tottenham rreth mbrojtësit Jan Vertonghen i cili do të bashkohet me skuadren nga White Hart Lane për një shumë rreth €12 milionë.

Dy klubet ishin në bisedime për mbrojtësin belg për një kohë të gjatë dhe tani marrëveshja është kompletuar.

Vet mbrojtësi u shprehë shumë i lumtur që saga rreth transferimit të tij tashmë ka përfunduar.

“Jam shumë i lumtur që është arritur marrëveshja. Nuk kam pse të brengosem për ketë gjë, tani mund të fokusohem në gjëra të tjera” deklaroi Vertonghen.

“Jam i gëzuar që do të jem me Spursat në fazat përgatitore para fillimit të edicionit të ri. Kam dëgjuar shumë tregime për Tottenham dhe mezi pres të bashkohem me ta.”