Home » Tenis »

Rikthehet legjenda: Federer triumfon në Wimbledon

 

Tenisti zviceran Roger Federer, ka triumfuar në Wimbledon pasi mposhti në finale britanikun Andy Murray 3-1 në sete, fitore kjo që nga dita e Hënë e kthen atë aty ku e ka vendin – Tenisti numër një në botë.

Murray e nisi më mirë takimin duke fituar setin e parë 6-4 në geme. Por nuk vonoi e në lojë u rikthye ndoshta tenisti më i mirë i të gjitha kohërave. Federer me një lojë të sigurt arriti që të fitoj setin e dytë 7-5.

Në setin e tretë Federer vazhdoi me lojën e tij të sigurt ndërsa Murray bëri disa gabime që i kushtuan në rezultat. Seti i tretë i takoi Federerit 6-3.

Setin e katërt te dy tenistet e nisën me një siguri në lojën e tyre. Por te rezultati 2-2 në geme, Murray bëri një gabim që i kushtoi shumë duke i dhuruar Federerit gemin e pestë. Murray nuk arriti që të rikuperoj ketë gabim dhe në fund humbi setin 6-4 në geme.

Ky ishte grandslemi i shtatë i Federerit në Wimbledon ndërsa ky triumf e rikthen atë në krye të ATP-ranglistes.