Xabi Alonso: Duam Ligën e Kampionëve!
Pasi i kanë dhënë fund dominimit të Barcelones në La Liga, Xabi Alonso ka deklaruar se Los Blancos tani dëshirojnë trofeun më të çmueshëm në futboll për klube.
Xabi Alonso ka zbuluar që objektivi kryesor i Real Madridit për edicionin 2012/13 do të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve.
Tanimë kanë kaluar dhjetë vite nga koha kur Los Blancos për herë të fundit ka fituar trofeun më të çmuar në garën për klube, ndërsa pasi i dhanë fund dominimit të Barçes në Ligë, Alonso dëshiron edhe Ligën e Kampionëve, që do të ishte triumfi i dhjetë për Real Madridin.
“Ne kishim një kampanjë të mrekullueshme në ligë sezonin e kaluar. Ne fituam titullin duke grumbulluar 100 pikë. Poashtu, ne mposhtëm Barcelonen” deklaroi Xabi Alonso për gazetarët, gjatë një ngjarje promociaonale në Indonezi.
“Por në edicionin e ri shpresoj që do të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat që të fitojmë tre trofetë: Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Kupën e Mbretit.”
Xabi Alonso, i cili ishte pjesë e kombëtares spanjolle që triumfoi në EURO 2012, u bashkua me Realin në vitin 2009 nga Liverpooli.


