Home » Futboll »

Fabio Capello emërohet trajner i Rusisë!

 

Kapiteni i kombëtares ruse, Andrey Arshavin, ka zbuluar që italiani Fabio Capello është caktuar në postin e përzgjedhësit të Rusisë.

Capello 66-vjeçar ishte në listën e ngushtë të emrave të trajnerëve që drejtuesit e federates ruse kishin synuar të instalonin në vendin e lënë bosh nga holandezi Dick Advocaat.

“Fabio Capello është emëruar përzgjedhës i ri i kombëtares ruse” ka shkruar Andrey Arshavin në faqen e tij zyrtare.

“Ne i urojmë atij suksese në pozicionin e tij të ri.”