Zyrtare: Ibrahimovic bashkohet me PSG-në!
Paris Saint Germain ka njoftuar për blerjen e Zlatan Ibrahimovic nga AC Milan.
Reprezentuesi suedez ka firmosur kontratën 3-vjeçare që do ta mbajë në Parc de Princes deri në verën e vitit 2015, ndërsa mësohet se ai do të fitoj rreth 14 milion euro në sezon.
Pas nënshkrimit të kontrates Ibrahimovic deklaroi se ai nuk kishte asnjë dyshim se ky është një hap përpara në karrierën e tij, ndërsa u shprehë shumë i entuziazmuar për aventuren e tij të re.
“Dua të falënderoj PSG-në dhe Leonardon për punën e tyre që kanë bërë, ata bënë të mundur të pamundurën. Ky është një hap përpara në karrierën time, ëndrra po bëhet realitet” tha Ibra.
“Paris Saint Germain ka një projekt interesant përpara, pjesë e të cilit projekt doja të isha edhe unë, unë nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time kur kontaktuan agjentin tim.”
“Dua të bëjë historinë me këtë klub. Unë erdha këtu vetëm për të fituar, për asgjë tjetër” tha ndër të tjera Ibrahimovic.


