Home » Futboll »

Juventus ofron €20m për Fernando Llorente!

 

Zonja e Vjetër është e gatshme që të ofroj plotë 20 milionë euro për sulmuesin spanjoll i cili dëshiron të largohet nga Athletic Bilbao

Javën e fundit mediat italiane dhe ato spanjolle raportuan për një ofertë prej 16 milionë euro të cilën zyrtaret e Juventusit e kishin ofruar në drejtim të klubit nga San Mames.

Ditën e Hëne, ishte vet presidenti i Bilbaos Josu Urrutia ai i cili zbuloi që Fernando Llorente kishte vendosur që të mos rinovonte kontratën me klubin baskë, por shtoi që sulmuesi do të largohej nga San Mames vetëm nëse ndonjë klub paguan klauzolën prej 36 milionë euro të vendosur në kokntratën e tij.

Sipas Goal.com Zonja e Vjetër nga Torino nuk do të ndalet në tentimet për blerjen e sulmuesit spanjoll dhe tani Juventusi është i gatshëm të rrisë ofertën në 20 milionë euro.

Për Llorenten interesim kanë shfaqur edhe klube nga Premier Liga, por deri më tani interesimi kampionit italian është më konkret.