Cech: Buffon & Casillas, portierët më të mirë në botë
Portieri i Chelsea, Petr Cech, ka zbuluar admirimin që ka për dyshen e portierëve Buffon & Casillas duke i cilësuar ata si më të mirët në botë.
Cech, i cili kishte një rol krucial në triumfin e Chelseas në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ka pranuar që portieri i Juventusit dhe ai i Real Madridit janë inspirim për të.
“Përfundimisht unë kam një admirim të madh për Buffon & Casillas. Ata janë dy portierët më të mirë në botë” ka thënë Cech në faqen zyrtare të UEFA-s.
“Ata kanë bërë paraqitje në nivele të larta në dhjetë vitet e fundit, duke shkëlqyer me klubet dhe kombëtaret e tyre. Kjo është arsyeja pse ata janë më të mirët.”
“Oliver Kahn, Peter Schmeichel dhe Edwin Van Der Sar kanë qenë inspirim për mua në fillim të karrierës sime. Secili prej tyre kishte karakter të veçantë dhe më kanë inspiruar. Pastaj ishte Buffon.”
“Në fund, Casillas. Ai filloi të luaj me Real Madridin, historikisht klubi më i madh në botë, në moshë të re, 17 apo 18 veçar. Unë i thash vetes: Nëse ai mund të luaj për një klub të madh aq i ri, këtë mund ta bëjë edhe unë.”


