Home » Futboll »

Zyrtare: Luka Modric në Real Madrid

 

Telenovela më e përfolur e kësaj vere në tregun e futbollistëve ka marrë fund. Luka Modric që nga dita e sotme është lojtar i Real Madridit

Klubi Mbretëror përmes faqes zyrtare ka njoftuar marrëveshjen e arritur me Tottenham Hotspur lidhur me transferimin e plejmejkerit kroat për një shifër që besohet të jetë rreth 42 milionë euro.

Pas vizitave mjekësore në Santiago Bernabeu, Modric është prezantuar me fanellën e Real Madridit ku do ta bartë numrin 19.

Mesfushori kroat ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, ndërsa do të fitoj rreth 150,000 euro rrogë javore.

“Jam shumë i lumtur. Është nder për mua që tani jam pjesë e klubit më të madh në botë. Dua të filloj stërvitjet dhe të luaj sa më parë” ishin fjalët e para të Modric pas prezentimit si lojtar i Los Blancos.