AC Milan shumë afër blerjes së Bojan Krkic

Adriano Galliani është i bindur që Rosonerët do të sigurojnë shërbimet e Krkic brenda pak orëve
Galliani u takua me drejtorin e AS Roma Walter Sabatini mëngjesin e sotëm për të diskutuar për transferin e mundshëm, ndërsa Galliani pas takimit tha qe beson se marrëveshja do të arrihet gjatë ditës së sotme.
“Jemi në rrugë të duhur për të nënshkruar me Bojan Krkic. Jemi të bindur se do të arrijmë një marrëveshje sot” deklaroi Galliani për mediat.

