Home » Futboll »

Fjalosen Mourinho dhe Kaka!

 

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho, është fjalosur në mënyrë të zemëruar me mesfushorin brazilian dhe babain e tij.

Duke tentuar që t’ia bëjë të qartë se ai nuk llogarit më në shërbimet e Kaka’s, Mourinho i ka thënë lojtarit se ai nuk mund të besoj që ende nuk ka vendosur të largohet nga Bernabeu.

“Ende nuk e ke kuptuar që unë nuk llogaris më në ty?” besohet ti ketë thënë Mourinho mesfushorit brazilian sipas El Pais.

“Jo” ishte përgjigjja e Kaka.

“Nuk do të bësh asnjë veprim për të shpëtuar karrierën tënde” vazhdoi Mourinho.

“Nëse dëshiron që djali im të largohet, paguaj atë që i detyrohesh” ishte ndërhyrja e babait të mesfushorit brazilian.

“Nëse djali yt qëndron këtu, ai nuk do të jetë pjesë e projektit tim” ishte replika e teknikut portugez.

Ndërsa Leite ia ktheu: “…projektit tënd dhe të Jorge Mendes!”

Persona të afërt me mesfushorin brazilian kanë theksuar se tani Kaka e cilëson Mourinhon si një “njeri shumë të keq”, por një lëvizje e Kaka’s nga Santiago Bernabeu nuk është e garantuar, me AC Milan që nuk mund të paguaj taksat e lojtarit.