Home » Futboll »

Hazard: Dua të fitoj shumë trofe te Chelsea!

 

Blerja më e madhe e Chelsea gjatë kësaj vere, belgu Eden Hazard, ka deklaruar synimet që ka me skuadrën e tij të re

Mesfushori 21-vjeçar ka shënuar golin e tij të parë në Premier Ligë në ndeshjen ndaj Newcastles, ndërsa ka dhënë 6 asiste për gol në tri ndeshjet e para me Chelsean.

“ Në Chelsea duhet të fitosh çdo ndeshje. Objektivi i vetëm është fitorja, fitorja, fitorja. Këtë edicion ne do luajmë për gjashtë trofe” tha ai për The Sun.

“ Klubet e mëdha si Chelsea janë të destinuara vetëm tek fitorja. Unë dua që gjatë këtij edicioni të fitojmë së paku dy apo tre trofe.”

“Jam përshtatur shumë mirë me jetën në Londër. Është nder të punosh e të luash me emra të mëdhenjë” përfundoi Hazard.