Home » Futboll »

Mourinho: Gjithçka e mundshme në El Clasico!

 

Tekniku portugez, Jose Mourinho, ka deklaruar që ndeshja e kthimit përballë Barcelones mbetet e hapur, anipse katalanasit kanë avantazh 3-2 nga ndeshja e parë

Golat e realizuar nga Pedro, Messi dhe Xavi i dhanë një epërsi solide Barcelonës e cila u befasua nga Cristiano Ronaldo, por një gol i vonshëm nga Angel di Maria i mbanë me shpresa kampionët spanjoll.

“Gjithçka është e hapur nesër” deklaroi Mourinho në konferencën për shptyp në pragë të supersfidës së nesërme.

“Nesër ne do të provojmë të mbrohemi sa herë që Barcelona do ta ketë topin në posedim dhe do të sulmojnë sa herë të jemi ne në posedim të topit. Duhet të provojmë të shënojmë gol që nga minuta e parë.”

“Nuk kemi nevojë të ndryshojmë diçka nga loja që bëmë në ndeshjen e parë. Ne kishim një ndeshje të mirë.”

“Triumfi në Superkupë duke mposhtur Barcelonën nuk është me rëndësi për mua. Prioritet i imi është të kuptoj çfarë ndodhi në Getafe – nëse ishte një problem psikologjik” vazhdoi Mourinho.

Klubi mbretëror është pa fitore në edicionin e ri, duke barazuar me Valencian, pësoi humbje në Camp Nou dhe së fundmi ajo humbje nga Getafe.

“Merituam fitoren përballë Valencias, ekipi kishte një paraqitje të mirë ndaj Barcelones, por paraqitja ndaj Getafes është e papranueshme për mua.”

Kampioni spanjoll tani është me një lojtar të ri në radhët e tij, me Luka Modric që edhe zyrtarisht është lojtar merenges, ndërsa Mourinho llogarit në ndihmen e tij që në ndeshjen e nesërme.

“Modric ishte zgjidhja jonë e parë, ne e dijmë ku do të luaj ai. Një lojtar si Modric shumë shpejtë do të rikthehet në kondicionin më të mirë.”