Home » Futboll »

Parashikim: Real Madrid – Barcelona

 


Los Blancos do të provojnë rikthimin te fitorja pas humbjes turpëruese ndaj Getafes, ndërsa katalunasit hyjnë në këtë takim me epërsi 3-2 nga ndeshja e parë

Formacionet e mundshme: 

Real Madrid nuk ka asnjë lojtar të lënduar në pragë të ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës.

Qendërmbrojtësi Pepe është rikuperuar në kohë dhe pritet të luaj titullar në vend të Raul Albiol, ndërsa Khedira, Coentrao, Callejon dhe Benzema poashtu synojnë një vend titullar në ekip.

Blerja më e re e klubit mbretëror, Luka Modric, mund të nis takimin nga stoli, me Mourinhon që provon rikthimin nga deficiti prej 3-2 nga ndeshja e parë.

***

Barcelona mund të luaj pa kapitenin Carles Puyol i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Osasuna, edhe pse ai ka kryer stërvitje të rregullta me pjesën tjetër të ekipit.

Xavi dhe Pedro të cilët u pushuan në ndeshjen ndaj Osasunas pritet të rikthehen në formacionin startues.

Blerja më e re e Barcelones, Alex Song, mund të bëj debutimin e tij me fanellen blaugrane.

A e keni ditur se:

  • Real Madrid nuk ka shënuar fitore në tri ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ecuri kjo më e keqja që nga Maji i vitit 2011.
  • Humbja nga Getafe bëri që Reali të kishte startin më të keq të një edicioni, që nga viti 1973.
  • Real Madridi nuk ka shënuar fitore në Santiago Bernabeu në 7 ndeshjet e fundit përballë Barcelones në të gjitha garat.
  • Fitorja e fundit e Realit ndaj Barçes në Bernabeu ishte në Maj të vitit 2008, kumbretërit regjistronin fitore me rezultat 4-1. 
***
  • Barcelona përballet me Real Madridin për herë të 221 në kompeticione zyrtare. Te dyja skuadrat kanë nga 87 fitore.
  • Nëse Barça shënon fitore, atëherë ata do të udhëheqin me numrin e fitoreve në përballjet në El Clasico për herë të parë në 80 vitet e fundit.
  • Lionel Messi ka shënuar 5 gola në tri ndeshjet e tij të para në edicionin e ri, starti i tij më i mirë në karrierë.
  • Argjentinasi është lojtari i fundit që ka shënuar het-trik në El Clasico. Ai e bëri këtë në vitin 2007, ndeshje që përfundoi në barazim 3-3.
Parashikimi i Editorit: 

Spektakël dhe gola presim edhe në ndeshjen e dytë të Superkupës Spanjolle. Jose Mourinho tashmë ua ka shprehur gjithë mllefin e tij lojtarëve pas humbjes ndaj Getafes, ndërsa të besuarit e tij do të kërkojnë ta fitojnë besimin e trajnerit të tyre duke fituar përballë rivalit të përjetshëm, Barcelonës.
Në anën tjetër katalunasit nuk shkojnë për shetitje në Madrid. Me sulmet e tyre të frikshme në çdo moment mund ta ndëshkojnë mbrojtjen e Los Blancos.

Real Madrid 2-1 Barcelona