Home » Futboll »

Shaqiri, i lumtur te Bayern Munich

 

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ai është shumë i lumtur në Allianz Arena dhe se nuk e ka problem të qëndroj në pankinë përderisa skuadra arrin objektivat

Shaqiri ishte titullar në ndeshjen e parë të Bayern Munich në Bundesligë përballë Gruether Furth, ndeshje kjo të cilën bavarezët e fituan me rezultat 3-0.

Megjithatë pas rikuperimit nga lëndimi të Franck Ribery, Shaqiri pritet që të rikthehet në stol, por kjo gjë nuk e brengos talentin kosovar.

“Nuk më intereson kush luan si titullar e kush qëndron në stol. Gjëja më e rëndësishme është që ne të veprojmë si ekip i bashkuar këtë edicion” deklaroi Shaqiri.

“Vetëm atëherë ne mund të arrijmë deri te sukseset. Edhe nëse pas disa ndeshjeve më duhet të ulem në stol, kjo nuk më bënë përshtypje, edhe pse çdo lojtar dëshiron që të luaj.”

Bayern Munich është mikëpritës i Stuttgartit të Dielën, ndeshje kjo e xhiros së dytë në Bundesligë.