Home » Futboll »

Parashikim: Chelsea – Atletico Madrid

 

Blutë e Londres kërkojnë fitoren e Superkupes së Europës për herë të dytë sonte në Monaco, ndeshje në të cilën Fernando Torres do të luaj ndaj skuadrës që e bëri të famshëm

Formacionet e mundshme:

Chelsea do të luaj pa kapitenin John Terry i cili është i suspenduar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve përballë Barcelones.

Dyshja David Luiz dhe Gary Cahill do të jenë shtyllat e mbrojtjes te kampioni europian.

Në mesfushë, Frank Lampard pritet të rikthehet në formacionin titullar, pasi u la pushim në ndeshjen e fundit në Premier Ligë ndaj Newcastles.
Treshja Hazard, Mata dhe Bertrand do ta mbeshtesin sulmuesin Fernando Torres, i cili luan përballë klubit të tij të fëmijërisë.

***

Te Atletico Madrid, trajneri Diego Simeone pritet të luaj me formacionin e njëjtë me të cilin shkaterroi Athletic Bilbaon në La Ligë.

Thibault Cortois do të luaj ndaj skuadrës së tij pasi ai te Atletico është i huazuar pikërisht nga Chelsea.

Ndërkohë e tërë vëmendja do të përqendrohet te sulmuesi kolumbian Radamel Falcao i cili është duke u përcjellur për një kohë të gjatë nga drejtuesit e Chelseas.

A e keni ditur se:

  • Chelsea siguroi biletën për Monaco pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në finale Bayern Munich, pas ekzekutimit të penaltive.
  • Blutë nga Londra kanë fituar një herë Superkupën e Europës, duke mposhtur një kundershtar spanjoll. Ishte Real Madridi, ndaj të cilit Chelsea fitoi me rezultat 1-0 në vitin 1998.
  • Chelsea është takuar me Athleticon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në edicionin 2009/10. Blutë fituan 4-0 në shtëpi, ndërsa barazuan pa gola në Madrid.
  • Chelsea nuk ka pësuar humbje në 13 ndeshjet e fundit përballë skuadrave spanjolle. Ekipi i fundit që mposhti londinezët ishte Barcelona, në edicionin 2005/06 të Ligës së Kampionëve.

***

  • Atletico Madrid luan në Monaco për herë të dytë brenda tri viteve pasi mposhti bindshëm Bilbaon në finale të Europa Ligës. Skuadra nga Madridi në vitin 2010 kishte fituar përballë Interit me rezulta 2-0.
  • Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka shënuar 84 gola për ekipin spanjoll, para se të largohej drejt Liverpoolit në vitin 2007. Sonte ai paraqitet me fanellën e Chelsea.
  • Atletico nuk ka pësuar humbje në 12 ndeshjet e fundit të garave europiane, humbja e fundit ishte përballë Udinese në fazën e grupeve.
  • Skuadra e Diego Simeones ka shënuar shtatë fitore në 20 përballjet me ekipet angleze, por kurrë nuk ka fituar përballë Chelseas.

Parashikimi i Editorit:
Blutë e Londres janë favorit të lehtë në letër, por nëse synojnë trofe sonte ata duhet të luajnë në nivele shumë të larta. Kjo pasi që Atletico Madrid po kalon nëpër një formë mahnitëse e këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen ndaj Bilbaos.
Ndeshja e sotme pritet të jetë e hapur dhe me gola.

Chelsea 3-1 Atletico Bilbao