Home » Futboll »

Cristiano Ronaldo – Debat LIVE

 

Për shumë nga njohësit e futbollit, lojtari më i kompletuar në botë e ndoshta edhe më i miri për këtë vit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një deklaratë bombastike natën e kaluar pas fitores ndaj Granada, ku publikisht deklaroi që ai nuk është i lumtur te Real Madridi.
SportShqip.com ju sjellë minutë pas minute debatin që sot bpo zhvillohet anembanë botës lidhur me deklaraten e tij



16:37 -
Por është një njeri i cili mund të ndihmoj në zgjidhjen e kësaj situate – Jose Mourinho. Çfarë ndikimi mund të luaj ai?
Jose Mourinho doli në konferencën për shtyp pas ndeshjen me Granadan, por ai nuk e kishte idenë çfarë kishte deklaruar Ronaldo. Deri më tani ai nuk ka komentuar publikisht në lidhje me deklaratën e Ronaldos. Vështirë të mendohet që Mourinho do ta dënoj yllin më të madh të skuadrës për deklaratën e tij. Në dy vitet e fundit Mourinho gjithmonë i ka dal në mbrojtje Ronaldos. “Mos e prekni Ronaldon sepse nuk iu lejoj” tha njëherë Mourinho gjatë një konference shtypi.
Mourinho ishte i pari i cili publikisht deklaroi që Topi i Artë këtë vit duhet ti takoj Cristiano Ronaldos. Marëdhënia e tyre është e mrekullueshme.

Mourinho është i famshëm për aftësitë e tij prej një lideri të vërtetë kur ekipi është në seancave stërvitore dhe ai do të gjejë rrugën e duhur për ta bërë Ronaldon që të ndihet sa më mirë.
Ne nuk e dijmë nëse Ronaldo do të ketë sërisht marëdhënie të mira me Marcelon, apo nëse Real Madridi do ta mbështes vetëm atë në garë për Topin e Artë. Por Mourinho e di. Ai do të ndihmoj Ronaldon që të kaloj këtë moment mërzie dhe të vazhdoj karrierën me Real Madridin.
Sepse fundja mund të themi lirshëm që pa Cristiano Ronaldon, Real Madridi dhe Jose Mourinho kanë shanse të vogla për të fituar trofe.

16:12 - Nëse vendos të largohet, kush mund ta blej atë?
Ekipet që kanë mundësi blerjen e tij janë Barcelona, Manchester City, Chelsea, Anzhi, PSG dhe klubet nga Kina.
Por ai nuk do të largohej në drejtim të Barcelones apo Man Cityt për shkak të dashurisë ndaj Real Madridit dhe Manchester Unitedit. Për një sfidë të re drejt Kines apo Rusisë, ai as që mendon tani.
Kjo i lë Chelsean dhe PSG-në si destinacionet e vetme të mundshme nëse Cristiano vendos të largohet.

15:54 - A ka ndonjë mundësi që të rikthehet në Old Traford?
‘Calm Down’ – Shprehja që Cristiano Ronaldo përdori kur shënonte kunder Barcelones edicionin e kaluar, tani vlenë për tifozët e Manchester United, të cilët ëndërrojnë rikthimin e idhullit të tyre. Arsyeja kryesore është çmimi i lartë i portugezit. Janë të pakëta klubet që mund të paguajnë çmimin e tij. Në Spanjë klubi i vetëm që mund të paguante është Barcelona, por Ronaldo ka deklaruar që ai kurrë nuk do të luaj për katalanasit. Por Man Utd nuk do të paguante kurrë një shumë aq të lartë për një lojtar që në Shkurt mbushë 28 vjet.

15:19 - Një tjetër faktor që e shtyri Cristiano Ronaldon të shprehë publikisht zemërimin e tij ndaj klubit mund të jetë kontrata e tij.
Ylli portugez në Qershor deklaronte se ai dëshiron qëndrimin te Reali deri në fund të karrierës së tij. Gjatë kësaj vere, Reali u rinovoi kontratat Angel Di Marias, Arbeloa, Albiol e Mourinho, por një hjë të tillë nuk e bëri edhe me Ronaldon!
Privatisht, Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo për një kohë të gjatë janë duke diskutuar për rinovimin e kontratës, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
Ronaldo ka kontratë deri në vitin 2015 dhe nëse Reali vendos t’ia rinovoj atë, ata duhet të paguajnë deri në 30 milion euro, për dallim nga 15 milionë që fiton ai tani. Mbretërit nuk duan të paguajnë kaq shumë.

14:55 - Cristiano Ronaldo dëshiron mbështetje nga klubi në synimin e tij drejt Topit të Artë. Por a e meriton ai këtë çmim?
Natyrisht që po. Ai ishte lojtari më vendimtar edicionin e kaluar, e gjithashtu kishte paraqitje të mirë në Euro 2012. Nëse të gjithë faktorët analizohen mirë, ai e meriton çmimin prestigjioz edhe më shumë se rivalët e tij kryesor Lionel Messi, Andres Iniesta dhe i preferuari i mediave, Iker Casillas.
Por siç kemi parë edhe në të kaluarën, politika luan rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e fituesit. Në vitin 2010, Wesley Sneijder e meritonte këtë çmim më shumë se kushdo tjetër, por për arsye politike nuk e fitoi. Ka mundësi që politika të ndikoj edhe kundër Ronaldos këtë vit. Nëse Real Madridi si institucion nuk vendos që të përkrah atë si kandidat të vetëm, duke i dal në mbështetje Casillasit siç po spekulohet në media, atëherë shanset e Ronaldos për Topin e Artë zvogëlohen dukshëm.

14:30 – Iker Casillas? Hero me kombëtaren spanjolle në Euro 2012, tani është kthyer në njërin nga pretendentët për Topin e Artë. A paraqet kjo ndonjë problem për Ronaldon?
Nuk ka ndonjë evidencë nëse ka ngërqe midis dyshes në fjalë, por Ronaldo dëshiron dhe ka nevojë të jetë njeriu kryesor te Reali, ashtu sikur Mourinho në mënyren e tij. Derisa Mourinho kërkon dominimin jashtë fushës, Cristiano Ronaldo kërkon kontrollin e plotë brenda saj.
Edhe pse Ronaldo dhe Casillas festuan së bashku në marshimin për titullin në La Liga gjatë muajit Qershor, ekziston një duel midis tyre, me Ronaldon që kërkon përkrahje nga klubi, në synimin e tij drejt Topit të Artë.

14:05 - A mund të jetë deklarata e tij një kërcënim se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Madridi?
Nuk mendoj që Cristiano Ronaldo do të largohet, tani që jemi në 3 Shtator. Është e vërtetë që ai është i mërzitur, është e vërtetë që atij i mungon mbështetja nga klubi, por është e pamundur që ai të largohet nga klubi tani. Nëse problemi i tij nuk zgjidhet gjatë këtij edicioni, atëherë askush nuk e di nëse ai do të qëndroj edhe më gjatë në Bernabeu. Por deri më tani, informacionet që vijnë nga Bernabeu tregojnë që Ronaldo nuk është i mërzitur për shkak të asaj se dëshiron të largohet në drejtim të ndonjë klubi tjetër. /Alberto Pinero/

13:42 - Ben Hayward vazhdon:
Cristiano Ronaldo mendon që vetëm ai do të mund të ishte fitues me plotë meritë i çmimit prestigjioz karshi gjeniut Lionel Messi. Por përderisa Messi është i mbrojtur dhe plotë mbështetje tek Barcelona, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për të, pasi ai beson që shumë figura kyçe te Real e mbështesin Iker Casillasin. Pakënaqësia e shprehur publikisht nga ai, nuk besoj që do të qoj deri te largimi i tij nga Real Madridi, por besoj që do ta forcoj pozicionin e tij në klub. Kjo pasi që Real Madridi nuk mund të lejoj largimin e një lojtari me cilësitë e tij, pasi nuk egziston një e tillë që do të zëvendësonte atë.

13:31 - Pyetja që të gjithë duan një përgjigjje dhe janë kurioz të dijnë është Arsyeja pse Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur te Real Madridi? A ka të bëjë deklarata e tij me atë se portugezi dëshiron rritje page te Klubi Mbretëror?
Analisti i kampionatit spanjoll tek portali i famshëm Goal.com Ben Hayward shprehë këtë mendim:

Nuk mendoj se kjo është çështja për të cilën Ronaldo nuk ndjehet i lumtur te Madridi. Besoj që është më shumë çështja e ndjenjave. Cristiano Ronaldo ishte ylli i klubit mbretëror edicionin e kaluar që në fund u kurorëzua me titull duke i dhënë fund dominimit të Barcelones. Ai hiq më larg se gjatë muajit Qershor deklaroi se dëshironte të lante te Reali deri në fund të karrierës, por beson që ai meriton më shumë mbështetje nga drejtuesit e klubit, veçanërisht në lidhje me çështjen se kush duhet të jetë fitues i Topit të Artë…

13:17 - Ronaldo sot do të duhej të ishte në Portugali, për një ngjarje të organizuar në nderim të ish-trajnerit Aurelio Perreira, por ka vendosur të mos marrë pjesë!

13:05 - Lexues të dashur, Portali SportShqip.com gjatë ditës së sotme vëmendje të veçantë do ti kushtoj Cristiano Ronaldos. Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit 3-0 përballë Granadas, gola të cilët ai i festoi në heshtje,ndërsa pas ndeshjes publikisht u shprehë se ai nuk është i lumtur në klub, ndërsa shtoi se drejtuesit e klubit e dinë pse!
Çfarë ka në mendje Cristiano Ronaldo? Na ndiqni minutë pas minutë dhe ndoshta do të gjenj përgjgjjen përfundimtare.