Lajme Nga Sporti

Atletike-Powell: Jam i bindur se mund ta rrezikoj Boltin

September 9, 2009 by Amir 

Atleti dhe Sprinteri Asafa Powel, fitoi garen e mbajtur ne qytetin Italian Rieti me kohe 9.99 ne 100 metra. Ky vend sjell kujtime te mira per Powell sepse para dy viteve ai kishte arritur kohen me te mire ne bote ate kohe 9.74. Mirepo ne nderkohe “doli” bashke kombesi i tij Bolt i cili e permiresoi kete rekord dhe madje edhe i theu edhe disa te tjere per te vene rekordin aktual prej 9.58 ne 100 metra. Mirepo Powell edhe pse i vetedijshem se Bolt tash per tash eshte i paprekshem, medon se ai nuk eshte i pamposhtur dhe se ai mund  ta rrezikoje ate.

“Per shkak te eres se forte qe me fryente ne gjoks nuk kam pritur edhe aq kohe te mire ne Rieti por ne fund doli edhe me mire se sa kam pritur. Cdo kohe nen 10 sekonda eshte e mire apo jo. Une mund ta rrezikoj Boltin. Ai me te vertete e ka ulur kohen me rekordin e tij por nese ai ka mundur ta beje kete mundem edhe une. Dikur isha une ai qe te tjeret e ndiqnin per ta zene e tash ai njeri eshte Usain Bolt. Eshte detyre shum e veshtire dhe heret a vone do ta arrije dikush sepse presioni eshte shum i madh”-tha Powel.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus