Eurobasket 2009: Spanja kampione e Europes

September 21, 2009 by Bini · Comments 

Kombtarja spanjolle ka fituar titullin e kampionit ne Eurobasket 2009.
Spanjollet ne finale mposhten Serbine me rezultat te thelle 85:63.
Spanja qe ne fillim te takimit tregoi se ndeshja e pare ne fazen e grupeve te cilen e kishte humbur ndaj Serbise ishte vetem nje rastesi dhe qe ne qerekun e pare krijoi epersi prej dhjete pikesh duke perfunduar qerekun e pare 24:14 per spanjollet.
Kampioni boteror ne qerekun e dyte luajti me  ritem edhe me te larte duke shkuar ne pushim me rezultat prej 52:29 me cka edhe e beri te qarte se edhe titulli i kampionit europian do te shkonte drejt Spanjes.
Cereku i trete ishte i barabart mirepo kjo i mjaftonte spanjolleve qe cerekun e fundit te lojes ti zhvillonte vetem sa per te arritur momenti per te ngritur trofeun.
Ne fund takimi mbyllet me rezultat 85:63 per Spanjollet te cilet pas boterorit tash jane edhe mbreter te Europes.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Basketboll: Greqia Mund Rivalet E Tyre Turqine

September 19, 2009 by Fatos · Comments 

Greqia pas fitores të ngushtë kundër rivalit më të madh të saj, fqinjëve të tyre Turqinë, do të luaj ne gjysmëfinale me kampionët aktual Spanjën.

Ekipi i Jonas Kazauska dukej që do të përfundonte deri në momentin e ngulitjes se bërë nga Turku Ender Arslan në fund të sekondave të kohës shtesë.

Arsian prapë më vonë kishte rastin që të fitoj por doli huq në tentimin e tij trepikësh të fundit në lojë.

Fitorja e Greqisë gjithashtu ju siguron atyre vendin në Kampionatin Botëror në Basketboll në vitin e ardhshëm, nikoqir i të cilit janë rivalët që mundën sonte, vetë Turqit.

“Ne kurrë s’ndaluam së besuari se mund të fitojmë këtë lojë,” tha Vasileios Spanoulis, i cili shënoj 23 pikë.

“Ky është një ekip i ri, me një trajner të ri, lojtar të ri dhe ide të reja dhe prapë ne ia dolëm të arrijmë në katërshen e Eurobasketit dhe kjo është një gjë e madhe për ne.”

Sllovenia do të luaj me Serbinë në gjysmëfinalen tjetër që vije pas fitores 67-65 kundër Kroacisë.

Basketboll: Sllovenia Mposhte Kroacine

September 19, 2009 by Fatos · Comments 

Përmbledhje e ndeshjes në Basketboll: Slloveni-Kroaci

Sllovenia bëri kthese duke u kthyer me 15 pikë diferencë nga fundi i pjesës së parë dhe duke mundur Kroacinë me rezultatë 67-65 për të vazhduar në çerekfinale për të parën herë në historin e tyre.

Hero i kësaj ndeshje padyshim ishte Erazem Lorbek i cili ishte i shkelqyeshëm duke shënuar gjithsej 27 pikë, duke bërë 8 bllokime dhe duke vjedh tre topa.

Edhe pse ishin duke humbur 47-32 dhe me 28 sekonda të mbetur në pjesën e parë, Sllovenia filloi të luftoj fuqishëm si asnjëher më parë.

Edhe pse ngecën mbrapa 47-39 në gjysmë të lojës, Sllovenia u kthye në dysheme dhe mbajti Kroacinë me vetëm 3 pike në çerekun e tretë duke prirë me rezultat 53-40 dhe kështu mbetën në krye gjer në fund të lojës.

“Ishte zhgënjyese se si e humbëm lojën,” tha Repesa. “19 minutat e parë ne kontrolluam lojën. Është për të ardhur keq ajo që ndodhi në 15 sekondat e pjesës së parë. Pas time-outit ne i lejuam ata të marrin 3 pikësh.”

“Në gjysmën e dytë ne nuk luajtëm ashtu si duhet të luanim. Ata luajtën më mirë ne gjysmën e dytë, gjuajtën më mirë dhe bën shumë bllokime. Çka tjetër mund të them? Ata fituan lojën.”

Në çerekun e katër Kroacia mbeti mbrapa me një distancë të dukshme. Pasi Uros Slokar huqi nga një distancë e largët me 40 sekonda të mbetur në loje duke i lënë Sllovenin në epërsi 65-62, korati Zoran Planinic gjithashtu doli huq në tentimin e ti për tri pikë në momentin kur mbetën edhe 31 pikë deri në përfundim të lojës.

“Tani jam shumë i lumtur për vendin dhe ekipin tim,” Tha Lorbek.”
“Gjithmonë dukej se bllokoheshim në Çerekfinale dhe përfundimisht ia dolëm të kalonim at sonte.
“Ne luajtëm një lojë të mirë, mendo se ishte njëra ndër kthesat më të mira. Ne ishim 15 pikë mbrapa ne fund të çerekut të dytë por nuk u dorzuam dhe treguam shumë vullnet dhe perkushtim ashtu si kemi bërë gjer e gjatë keti turneu.”

Kroacia kunder Sllovenise ose Turqise

September 16, 2009 by Amir · Comments 

Kroacia  kaloi ne qerekfinale per vrime te gjilperes pas nje lufte te madhe psikologjike ndaj Gjermanise duke i mposhtur me rezultat te ngushte 70-68. Keshtu qe per gjysmefinale Kroacia do te luaje te premeten kunder fituesit te duelit Slloveni-Turqi qe luhet sot.

EuroBasket 2009: Rusia mposht Greqinë

September 13, 2009 by Bini · Comments 

Sonte eshte zhvilluar perballja ndermjet Rusise dhe Greqise.Kombtarja Greke hyri ne kete takim si e pamposhtur ne kete kampionat mirepo kjo nuk e pengoi kombtaren ruse e cila ne fund doli ngadhnjimtare duke fituar takimin me rezultat Rusia-Greqia 68:65.
Keshtu pas dy humbjeve te pesuara ne grup kombtarja ruse ne rrethin e dyte te garave ka shenuar dy fitore rradhazi duke i rritur shpresat per nje vend ne çerekfinale.
Ne ndeshjen tjeter te zhvilluar sot Macedonia ka bere befasi duke mposhtur Gjermanine 86:75.

Basketboll-Mbrojtja Sllovene ule ne toke Serbine

September 9, 2009 by Amir · Comments 

Krahet qe i fituan pas fitore ndaj Spanjes, Sllovenia i a shkurtoj lojtareve Serb dhe me 80-69 erdhen deri te fitorja e tyre e dyte. Mbrojtja serbe nuk funksionoi fare dhe Boshtjan Nachbar (17), Jaka Lakoviq (16) dhe Goran Dragiq (16) e shfrytezuan kete me se miri duke i denuar ata.

Qysh ne minuten e 15 Sllovenia kishte epersine me 31-17, e me vone edhe e rriten kete epersi. Selektori Serb Dushan Ivkoviq kishte vetem Milos Teodosiqin (14 poena dhe 6 kercime) te disponuar.

Serbia luajti dobet dhe nuk mund te qellonte nga pozitat e pastra dhe kishin 2/8 perqindjen per 3 pike.Sllovenia shfrytezoi pervojen e alove te saj dhe keshtu arriti fitoren e dyte ne ne kuader te grupit C ne kampionatin evropian ne Poloni . Ne javen e fundit Sllovenia takohet me Spanjen dhe Serbia me Angline.

Fitore e madhe e Polonise

September 9, 2009 by Amir · Comments 

Ndeshja basketbollistike poland-lituani

Ndeshja basketbollistike poland-lituani

Nikoqiret e ketij kampionati evropian ne basketboll, Polonia, shenuan edhe fitoren e dyte duke mundur Litvanine me rezultat 86-75. Kjo ishte fitorja e dyte e tyre ne kuader te grupit D qe luhet ne Wroclav. Dy qendrat polake me pervoje nga NBA, Maciej Lampe dhe Marcin Gortat shpuan koshin e Lituanise duke shenuar se bashku 37 pike dhe 27 kercime. Gortat i vetem kapi 17 topa nen trapez.

Mirepo shenuesi me i mire polak ishte amerikani i natyralizuar David Logan me 19 pike.Ndeshjen e fundit polaket e luajne kunder Turqise dhe do te tentojne ta perfundojne kete faze pa humbje dhe ne vendin e pare ne grup.

Te Lituania me i miri ishte Jasaitis me 21 dhe Maciulis me 14 pike.

Basketboll: Spanja shpeton nga turpi kunder Anglise

September 9, 2009 by Amir · Comments 

Kampionet boterore ishin vetem 5 minuta larg humbjes turperuese kunder Anglise dhe po te mos ishte Pol Gasol i cili shenoi 27 pike per rezultat perfundimtar 84-76 ajo edhe do te ndodhte.

Ne minuten e 35 Hart shenon per tre pike dhe rezultat 73-69 dhe selektori spanjoll Scariolo dukej i zbehte, i shokuar dhe i frikesuar.Ky shok rritet kur Llull ne sulmin e radhes huq per tre pike dhe Ruby Fernandez vjedh topin Lenzly-t dhe ngulite per minus dy pike.Ne sulmin tjeter Pol Gasol mbetet i pa mbuluar dhe shenon per tre pike.

Ricky Rubio lujati nje mbrejtje agresive dhe nuk ju lejoji anglezeve qe te realizojne dy sulme dhe kjo i mundesoi Juan Carlos  Navarro-s qe me nje treshe ta largoje Spanjen ne epersi per 78-73 vetem dy minuta para perfundimit.

Qendra e LA Lakers Pol Gasol shenoi 27 pike, 11 kercime dhe nje bllokade i percjellur nga Rudy Fernandez me 13 pike . Te Anglia Hart ishte me efikasi me 15 dhe Lenzley me 14.

Euro Basket 2009

September 8, 2009 by Bini · Comments 

Sot ishin ne program ndeshjet e dyta neper grupe ne kampionatin evropian te basketbollit qe po zhvillohet ne Poloni.
Spanja pas humbjes befasuese nga Serbia sot i eshte kthyer fitoreve duke mposhtur Britanine e Madhe.
Kombtaret si Sllovenia,Franca,Greqia e Polonia jane afer kualifikimit per rrethin e dyte pas fitoreve te dyta neper grupet e tyre.

Rezultatet:

Izraeli – Maqedonia 79:82
Gjermania – Rusia 76:73
Sllovenia – Serbia 80:69
Lituania – Polonia 75:86
Latvia – Franca 51:60
Greqia – Kroacia 76:68
Spanja – Britania e Madhe 84:76
Bullgaria – Turqia 66:94