Brawn i sigurt për Buttonin

October 26, 2009 by Amir · Comments 

Shefi i Brawn GP, Ross Brawn është “99 përqind” i sigurt se kampioni i ri i botës në Formula 1, do të qëndroj në ekip për sezonin e ardhshëm.

Button ende nuk ka vazhduar kontratën ndërsa Brawn ka theksuar se pret finalizimin e saj në javët e ardhshme.

“Jemi duke punuar në gjetjen e një balanci mes asaj që kemi mundësi ti ofrojmë dhe asaj që Jenson ndjen se është e merituar për statusin dhe kontributin e tij. Ju kurrë nuk mund të jeni 100 përqind të sigurt, por 99 përqind besoj se ai do të vazhdoj me ne” deklaroi Brawn për BBC Radio 5 Live.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Fernando Alonso per tre vite te Ferrari

October 1, 2009 by Amir · Comments 

Kampioni i dyfishte boteror spanjolli Fernando Alonso (28) eshte anetar i ri i skuadres Ferrarri qe ben gara ne Formula 1. Alonso nenshkroi kontrate me Ferrarin per tre vitet e ardhshme dhe kjo do te filloje ne vitin 2010.Kolege i tij i skuadres, ne sezonen e ardhshme do te jete  braziliani Felipe Massa kurse pilot rezerve do te jete Giancarlo Fisichella. Kjo do te thote se finlandezi Kimi Raikkonen i cili me Ferrarin ishte kampion ne vitin 2007 do te largohet nga kjo skuader.

Shefi i Ferrarit Stefano Domenicali tha se jane krenare qe ne mesin e tyre kane angazhuar edhe nje pilot te jashtezakonshem dhe nje kampion si Alonso, i cili talentin e tij e deshmoi  me fitimin e dy titujve boteror.Detajet e kontrates ne mes te spanjollit dhe Ferrarit nuk u bene te ditura por supozohet se ai do te fitoje per cdo vit rreth 25 milion euro.

Bron GP me i miri ne garen e Monza-s

September 14, 2009 by Amir · Comments 

Barichello the Batton kaluan cakun para Kimi Raikonen i cili erdhi deri te vendi i trete pasi qe Hamilton doli nga staza ne rrethin e fundit.

Vozitesi i Bron GP Ruben Barichello
triumfoi per here te dyte ne kete sezone pasi qe ka vozitur shum mire ne garen per shperblimin e madh ne Monza te Italise.Per triumf te dyfishte te ekipit lider ne plasmanin e pergjithshem u perkujdes Jason Batton, por arsye te madhe ka edhe Kimi Raikonnen i cili zuri vend te merituar ne menyre te pazakonte me Ferrarin e tij. Ne fakt deri ne fund te gares i treti  ne renditje ishte vozitesi i Meklarenit dhe kampioni aktual Luis  Hamilton, por i cili pagoi cmimin e tentimit te tij qe me cdo kusht te del i dyti.Ai po voziste shum shpejte dhe ishte pas shpines se Battonit kur doli nga staza dhe furishem goditi rrethojen dhe ne kete menyre kjo gare perfundoi per te.