Chelsea do te beje oferte per Gennaro Gattuson
Gattuso edhe me heret pat shprehur deshiren per tu larguar nga Milano. Ai nuk ka lujatur ne shum ndeshje te ketij stinori per shkak te lendimit te gjurit dhe qysh veres pat deklaruar se ka deshire te luaje ne ishull ku edhe kishte luajtur me pare ne vitin 1997-98 me Glasgow Rangers. “Do te doja te perfundoja karrieren ne Angli”-pat deklaruar Gattuso. Si duket kjo deshire eshte perforcuar me faktin se ish trajneri i tij te Milan Ancelotti ka kaluar ne Londer. Tuttomercatto ka publikuar lajmin se Chelsea po pergatit nje oferte per Gattuson per afatin kalimtar te radhes, edhe pse ende eshte ne fuqi vendimi i UEFA-s qe ti ndaloje transferimet e lojtareve nga ana e Chelseas per dy afatet kalimtar te radhes.
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!
Drogba: Caku im, 200 gola ne fanele te Chelseas
Sulmuesi i Bregut te Fildishte dhe Chelseas Didier Drogba (31) muajin e kaluar ka shenuar golin e 100-te ne fanelen e Chelseas dhe tani synon shifren prej 200 golave.
“Kam 31 vjet dhe ndihem shum mire fizikisht. Do te bej cmos qe te shenoj 200 gola per klubin tim dhe me ndihmen e Zotit do t arrij kete synim timin. Lendimet nuk po me percjellin me dhe nese vazhdon keshtu une do te arrij te shenoj aq gola. Kurse perveq kesaj une dua te fitoj edhe tituj e njeri nder ta eshte edhe Champions League.”-tha bombarderi i Chelseas.
Rekordin e klubit e mban Boby Tambling i cili ne 370 ndeshje kishte shenuar 202 gola, dhe kjo eshte per te gjitha garat qe ka zhvilluar Chelsea nga 1958 deri ne vitin 1970. Drogba eshte ne Chelsea prej vitit 2004 dhe ka vazhduar kontraten deri ne vitin 2012.
Alex vazhdon kontraten me Chelsean
Skuadra nga Londra Chelsea te marten beri me dije se ka vazhduar kontraten edhe per kater vite me mbrojtesin e saj brazilian Alex. Nenshkrimi i ketij vazhdimi te kontrates eshte i mireseardhur per mbrojtesin korpulent pasi qe kete jave ai i u eshte kthyer stervitjve pas nje lendimi qe kishte. Kontrata e me parshme ishte e vlefshme deri ne vitin 2010.
“Jam i lumtur qe rifillova stervitjet dhe qe nuk po ndiej dhimbje, po ashtu jam i lumtur per vazhdimin e kontrates. Vendimi per te qendruar te Chelsea ishte i lehte dhe tash mua me mbetet vetem te punoj edhe me shume ne menyre qe te pergatitem sa me mire. Pres qe pas dy javesh te jem i gatshem plotesisht per loje dhe shpresoj se lendimi im tash i takon se te kaluares. Selektori Dunga me tha se eshte shum i lumtur qe kam sanuar lendimin dhe pret qe une te luaj se shpejti. Ai me tha se nese kthehem me sukses ne fushen e blerte edhe ftesa per ne kombetare nuk do te mungoje”-deklaroi Alex
John Terry: Ky eshte nje sezon i madh per Chelsea-n
Kapiteni i kombtares angleze dhe i Chelseas John Terry beson se ky do te jete viti i trofeve per ekipen e tij.
Ne nje interviste dhe te perditshmes angleze Daily Express Terry flet per objektivat e tij per kete edicion.
Dua te jem i gatshem per loje gjate gjithe sezonit sepse me pret nje edicion ne te cilin me ekipin tim synojme ti fitojm te gjithe trofete derisa edhe kombetaren dua ta udheheqi ne nje paraqitje te madhe ne kupen e botes.
Synimi im eshte te ngre lart trofeun e Liges se Kampioneve dhe as qe e paramendoj ta perfundoj karrieren pa e arritur nje gje te tille.
Gjthashtu dua qe ne kupen e botes te bejme nje paraqitje sa me te mire,pse jo edhe te kurorezohemi me titullin e kampionit te botes.
Terry tha se i kujton dhimbjet e se kaluares per tu motivuar qe te arrij suksese ne vitet e ardhshme,e mendja e tij padyshim shkon te ajo Finale e Liges se Kampioneve ne Moske ku gjuajtja e penalltise ne menyre te gabueshme nga ana e tij i la londinezet pa titullin e me te mirit ne Europe.
“Ajo cfare me ndodhi ne Moske nuk me hiqet nga mendja,duhet te mesohem me ato kujtime cdo dite….I kujtoj 10,15,20,25 here ne dite ato momente,nuk mund ti largoj nga mendja,por cte beje,ato momente jane frymezim per suksese ne kete sezon”.
“Ende me kujtohet C.Ronaldo si bente me sy ne banken rezerve.Jane momente qe smund ti harrosh kur ne jete,por do beje gjithcka qe ti zevendesoj me trofe kete sezon”-tha ne fund ikona e Chelsea-s, John Terry
Chelseas fitorja dhe kryesimi i tabeles
Futbollistet e Chelseas shenuan fitore te madhe ndaj rivalit te vjeter Liverpool me 2-0 dhe morren kryesimin ne Premierleague. Ndeshja e fundit ne mes te ketyre klubeve te famshme angleze pat perfunduar me nje rrebesh golash dhe kishte epilogun e barabarte (4-4). Ishte kjo qerekfinalja e Liges se Kampioneve vitin e kaluar kurse Chelsea kishte shkuar me tutje ne baze te fitores si mysafir. Edhe te dielen Chelsea u gezua edhe pse kishte vetem dy gola ne kete ndeshje. Liverpooli “ra”ne pjesen e dyte dhe golin e pare e shenoi ish sulmuesi i vet Nicolas Anelka i cili u asistua per mrekulli nga Drogba. Luhej minuta e 60 kur sulmuesi nga Bregu i Fildishte merr nje top nga Mascherano dhe kroson nga ana e djathte ne zonen e Liverpoolit ku Anelka me zgjuarsi plason topin ne rrjeten e Reinas. Ne 2-0 rezultatin e ngrite francezi tjeter Florent Malouda pasi qe punen kryesore e kreu prap Didier Drogba. Ne kohen shtese Drogba i shmanget Jamie Carragherit dhe pason deri te Malouda i cili nuk fale dhe i sjelle fitoren e shtate Chelseas ne tete xhirot e zhvilluara.
Gerrard: Ndaj Chelsea-s ti kthehemi fitoreve
Kapiteni i gjigantit anglez Liverpool deshiron qe ekipi i tij te reagoj per humbjen ne Ligen e Kampioneve qe ne ndeshjen e radhes ne premier lige ku Liverpool do te vizitoj Chelsean.
Ekipi i drejtuar nga Benitez u mund 2:0 nga skuadra italiane Fiorentina ne Ligen e Kampioneve dhe Gerrard e di shume mire qe edhe pse do ta kene shume te veshtire duhet te kthehen me rezultat pozitiv nga vizita qe do ti bejne Londres te dielen.
Sa i perket humbjen ndaj italianeve Gerrard tha:”Ishte nje nate shume zhgenjyese per neve,ne pjesen e pare ishim ne hije dhe pas disavantazhit prej 2:0 ne pjesen e dyte kishim shume raste nga loja mirepo nuk i shfrytzuam,mirepo e humbem takimin ne pjesen e pare”.
Nuk luajtem sic luajme zakonisht ne Ligen e Kampioneve mirepo duhet ta harrojme ate takim dhe tani mendoj vetem per ndeshjen perball Bluve te Londres ndeshje e cila nuk eshte fare e lehte per ne,por duhet patjeter qe te nxerrim nje rezultat pozitiv nga ai takim dhe udhetojme per fitore ne Londer-perfundoi Gerrard.
Chelsea pa Ballackun dhe Obi Mikelin, Liverpool pa Mascheranon
Mesfushoret e Chelsea Michael Ballack dhe John Obi Mikel nuk do te luajne ne ndeshjen e klubit te tyre si mysafire ne Qipro kunder APOEL-it te vlefshme per xhiron e dyte te Liges se Kampioneve qe luhet kete te merkure. Nigeriani Mikel ka probleme me nyjen e kembes kurse Ballack me muskul. Por edhe perkunder ketyre lajmeve te keqija, stafi mjeksor i Chelseas i dha trajnerit Anchelotti nje lajm te mire. Ne fakt mbrojtesi i majte Ashley Cole qe nuk luajti ndeshjen kunder Wiganit, eshte riaftesuar dhe do te udhetoje me skuadren ne Qipro. Po ashtu edhe Deco dhe Joe Cole qe nuk luajten kunder Wiganit jane rikuperuar nga ftohja qe kishin dhe do te jene te gatshem.
Ne anen tjeter mesfushori argjentinas i Liverpoolit Javier Mascherano nuk do te paraqitet kunder Fiorentines ne Firence ne xhiron e dyte te Champions Lagues, per shkak te lendimit. Mascherano nuk eshte inkuadruar ne listen prej 18 futbollisteve qe udhetuan per ne Itali. Yossi Benayoun do te konkurroje per nje vend ne perberjen baze te Liverpoolit edhe pse ishte lenduar ne fitoren e thelle kunder Hull Cityt vikendin qe lame pas.
Premier Lige – Chelsea le anash edhe Tottenham

Derbi: Chelsea-Totenham
Chelsea kthen epersin prej 3 pikëve në krye të Premier Liges Angelze duke fituar në Stamford Bridge me rezultat 3-0 kundër rivalëve të tyre Tottenham.
Ashlez Cole, Michael Ballack dhe Didier Drogba ishin të saktë në sfidën që skuadra e Carlo Ancelottit kishte kundër aspiratave të Tottenham-it që përfundimisht të hyj në top katërshen Angleze.
Pasi fitores së tyre kundër Liverpoolit në hapje të sezonit, shpresat ishin të mëdha në anën e të bardhëve se dominimi i të ashtuquajturës Katërshja e Madhe përfundimisht mund të shpërbëhet këtë sezon.
Por ndeshja e sodit ishte një goditje për ta zgjuar mirë nga gjumi skuadrën e Tottenhamit edhe pas humbjes së tyre kundër Manchester United… dhe një mesazh që të kesh punë me të mëdhenjtë nuk është e lehtë.
Kjo nuk do të thotë që Redknapp nuk duhet të inkurajohet nga performanca që shfaqi skuadra e tij. Sigurisht që duhet, po qëse gjyqtari Howard Webb do të kishte dhuruar një penalti kur Ricardo Carvalho rrëzoj Robbie Keane brenda zonës atëherë kur rezultati ishte vetëm 1-0, sigurisht që përfundimi ndoshta do të ishte shumë më ndryshe.
Ashlez Cole hapi porten i pari me koke pas vetëm 32 minuta lojë pas një krosimi nga Drogba. Por, ishte Jose Bosingwa ai i cili sinjalizoj i pari me një goditje të furishme e cila u përplas në skajin e djathtë të shtyllës.
Sidoqoftë Tottenham kishte ardhur në Stamford Bridge plot me befasi sulmesh dhe njëherë Jermain Defoe pati rastin edhe ndoshta është dashur të fus emrin e tij në listen e golashënuesve në minutën e 11. Por, ishte Petr Cech ai i cili nuk i dha të drejtën për të vënë emrin e tij në atë listë.
Portieri Cudicini nuk pati mundësi të ndaloj pasimin e Drogbas tek Lampard i cili u rrotullua dhe kthej topin tek mesfushori gjerman Ballack i cili ishte mu ne vendin e duhur për të shënuar. Dy me zero ishte e rëndë për Tottenham të cilët u dëshpëruan edhe më shumë kur goli i fundit nga Drogba tundi portën për së treti herë.
Reprezentuesi i bregut të fildishtë ishte pak me fati pasi mbrojtësi Ledlez King rrëshqiti për të larguar topin dhe përfundoj duke e nxjerrë atë pas portierit Cudicini dhe kështu e bëri shumë më të lehtë për Drogba që të shënoj në rrjet të zbrazët.
Për shkak të lëndimeve dhe kohës së humbur loja në pjesën e dytë u shtye për 8 minuta edhe po aq më shumë të shtoheshin nuk do të mjaftonte për Tottenhamin.

Premier Ligë: Chelsea e vetme ne krye te renditjes
Jane zhvilluar ndeshjet e xhiros se peste ne Premier Lige. Skuadra londineze Chelsea tani gjendet e vetme ne krye te tabeles pas fitores se peste ne po aq ndeshje te luajtura.
Blute e Londres fituan si mysafir ndaj Stoke City me rezultat 1-2, derisa golin e fitores e shenoi Malouda ne minuten e 94. Me kete fitore Chelsea e verteton se eshte padyshim pretendenti kryesor per titullin e kampionit ne ishull.
Edhe kampioni ne fuqi Manchester United ka shenuar fitore te rendesishme duke mundur Totenhamin si mysafir me rezultat 1-3.Djajte e kuq mbeten konkurrentet kryesor te Chelseas.
Fitore ka shenuar edhe Liverpool e cila shkaterroi Burnley-n 4-0. Edhe ekipi i kosovarit Lorik Cana ka fituar me rezultat 4-1 perballe Hull Cityt.
Rezultatet e tjera:
Blackburn – Wolves 3:1
Man City – Arsenal 4:2
Porsmouth – Bolton 2:3
Wigan – West Ham 1:0
Birmingham – A.Villa
Milan ka tradite ne Champions League-Ancelotti
Nuk eshte nje sekret se trofeu i Champions Leauge eshte objektiv kryesor i Chelsea-s edhe per kete sezon pas gjithe atyre deshtimeve ne fazat e fundit te ksaj gare ne vitet e kaluara.
Ne nje bisede me Skysport24 trajneri i Chelsea-s Carlo Ancelotti flet para fillimit te edicionit te sivjetem te ksaj gare,per objektivat e skuadres qe drejton,per skuadrat favorite te ksaj lige….
“Champions League nuk eshte nje obsesion por nje objektiv i Chelseas,pas deshtimeve ne vitet u fundit ku ekipi ne 6 vite arriti 5 gjysmefinale dhe nje finale por duke mos arrit te fitoj titullin”-shprehet Ancelotti.
Favoritet?Chelsea eshte njera nder ta thote trajneri italian,te gjitha ekipet angleze,dy ekipe spanjolle por edhe italianet vazhdon me tutje Ancelotti.
Ne pytjen se cilit klub i frigohet me teper Real Madridid apo Barcelones,Ancelotti pergjigjet “Ne kete moment do te doja te kisha kundershtar Real Madridin.Barcelona eshte nje ekip i fort,derisa Real Madridit i mbetet te deshmoj se eshte i tille.Eshte me i leht nje kundershtar me talente individuale se sa ndaj nje kundershtari qe ka nje ekip te forte”.
“Prej ekipeve italiane Interi i ka shanset me te medha ne krahasim me Milanin e Juventusin.Deshiroj qe me Milanin te takohem ne finale.
Do te ishte nje finale fantastike Chelsea-Milan por e tille do te ishte edhe Chelsea-Real Madrid“.
Milan ka tradite ne Champions League derisa Interi nuk e ka vazhdon me tutje Ancelotti duke nenvizuar se nje rendesi te veqant ne kete kompeticion ka tradita dhe historia.
Per pasuesin e tij ne stolin e Milanit Ancelotti thote:”Mendoj se Leonardo nuk do ta kete problem te integrohet te Milani,ashtu si nuk e kisha problem une tek Chelsea duke zevendesuar Hiddink-un,i cili beri qe te harrohej nje njeri me nje periudhe fantastike tek Chelsea sic ishte Mourinho”.



