Chelseas fitorja dhe kryesimi i tabeles
Futbollistet e Chelseas shenuan fitore te madhe ndaj rivalit te vjeter Liverpool me 2-0 dhe morren kryesimin ne Premierleague. Ndeshja e fundit ne mes te ketyre klubeve te famshme angleze pat perfunduar me nje rrebesh golash dhe kishte epilogun e barabarte (4-4). Ishte kjo qerekfinalja e Liges se Kampioneve vitin e kaluar kurse Chelsea kishte shkuar me tutje ne baze te fitores si mysafir. Edhe te dielen Chelsea u gezua edhe pse kishte vetem dy gola ne kete ndeshje. Liverpooli “ra”ne pjesen e dyte dhe golin e pare e shenoi ish sulmuesi i vet Nicolas Anelka i cili u asistua per mrekulli nga Drogba. Luhej minuta e 60 kur sulmuesi nga Bregu i Fildishte merr nje top nga Mascherano dhe kroson nga ana e djathte ne zonen e Liverpoolit ku Anelka me zgjuarsi plason topin ne rrjeten e Reinas. Ne 2-0 rezultatin e ngrite francezi tjeter Florent Malouda pasi qe punen kryesore e kreu prap Didier Drogba. Ne kohen shtese Drogba i shmanget Jamie Carragherit dhe pason deri te Malouda i cili nuk fale dhe i sjelle fitoren e shtate Chelseas ne tete xhirot e zhvilluara.
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!
Fitore bindese e Sunderland
Sunderland shenoi fitoren e trete ne kete kampionat te Premier Leagues (xhiroja e 7-te) dhe kjo erdhi ndaj skuadres se pa pershtatshme Wolverhampton. Vetem nje gol nga te 7 sa u shenuan ne kete ndeshje u shenua ne pjesen e pare. Kete gol e shenoi sulmuesi me i mire i “maceve te zeza”Darren Bent ne minuten e 8-te nga penalltia. Ne minuten e trete te pjeses se dyte, sulmuesi tjeter i Sunderland Kenwyne Jones shenoi golin e dyte per vendasit po ashtu nga penalltia. Mirepo ne minuten e 55-te Wolverhampton fillon te kthehet ne loje me autogolin e John Mensah dhe pak me vone me golin e Kevin Doyle. Ne minuten e 70 Jones prap del ne skene dhe shenon golin e tij te dyte dhe te tretin per Sunderland kurse fitoren e siguruan Michael Turner dhe Darren Bent me golin e tij te dyte.Dy golat e Darrent Bent ishin i pesti dhe i gjashti per te ne kete kampionat dhe ka vetem dy me pak se top shenuesi momental ne Premier League, Ferrnando Torres.
Ibrahimovic shenon 5 gola ne 5 ndeshje per Barcelonen

Barcelona i bashkëngjitet Real Madridit në maksimumin e 15 pikëve në maje të Liges Spanjolle me Zlatan Ibrahimovicin i cili shënoi golin e pestë të tij në pesë ndeshje që ka luajtur deri më tani. Këtë gol Ibra e shënoi në fitoren e kampionëve kundër Malagas me rezultat 2-0.
Edhe pse flitej se Ibrahimovic nuk do të luante kundër Malages për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës dhe këtë e patëm shkruar në një post të mëhershëm, ai u inkuadrua në minutën e 28 pas lëndimit të Thierry Henrys dhe nuk iu deshën më shumë se 11 minuta që të shënoi gol dhe të hapë portën e Malagas. Në fakt Suedezi gati sa nuk shënoi pak pasi u fut por duke menduar se ishte në pozitë jashtë loje nuk u duk se i dha edhe aq forcë shutit për të shënuar.
Barca ka shtypur Racing Santander 4-1 gjatë kësaj jave duke shënuar tri herë brenda 26 minutave por Malaga ishte më e shtrënguar dhe goli i Ibrahimovicit 6 minuta para pushimit ishte lehtësim.
Suedezi është i vetmi lojtar që shënon në çdo ndeshje e gjithashtu i bashkëngjitet Lionel Messis, Cristiano Ronaldos të Real Madridit dhe David Villas të Valencis me nga pesë gola të shënuara.
Evropa është porta e ardhshme si për Barcelonen ashtu edhe për Real Madridin. Në ndeshjet në ligen e kampioneve Barca do të përballet me Dinamo Kiev të Martën kurse Real Madridi do të merret me Marseille të Mërkurën.

Premier Liga Angleze – Chelsea me ne fund gjen humbjen e pare
Chelsea deri me tani ka fituar shtate here dhe nuk ka humbur asnjhere ne tete ndeshjet e tyre me Wiganin ne Premier Ligen Angleze dhe se kane fituar ne te kater vizitat e tyre ne SW Stadium.
Wigan është njëra nga skuadrat që ka humbur 10 nga 14 ndeshjet në Premier Ligen Angleye e gjithashtu është njëra prej skuadrave që ka marr më së shumti gola me koke në Premier Lige.
Sido që të jetë ishte minuta e 16 kur Wigan doli në epersi nga goli i Titus Bramble! Dhe vetëm pas 3 minutave Didier Drogba kalon Bramblen por gjinden në pozitë jashtë loje dhe kjo i shkruton të gjitha shpresat për gol! Kështu vazhdon pjesa e parë pa ndryshim.
Chelsea pritej te bënte ndryshim dhe ndoshta të dal fitimtare nga kjo ndeshje dhe jo me shumë se dy minuta pas vazhdimit të lojës në pjesën e dytë, ishte Drogba i cili barazon gjithçka. Por si dikut sot nuk ishte ditë me fat për blutë sepse në minutën e 51 Rodallega futët në zonë dhe Peter Cech e ndalon por pasojat ishin penalti dhe karton i kuqë për Cech dhe gol për Wiganin.
Chelsea mbetet me një lojtar më pakë për minutat mbetur dhe ndoshta atëherë kur më së shumti i duhej Chelsti të shënonte golin e barazimit, ishte Wigan që i vë kapak fitores duke shënuar golin e tretë në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë.
Me kaq Chelsea gjen humbjen e parë dhe njëherit bie edhe nga vendi i parë në tabelën e Premier Ligës.

Premier Liga Angleze – Giggs Qon Manchesterin Ne Krye
Manchester United dolën në krye të Premier Ligës Angleze me fitore prej 2-0 kundër Stoke Citz në stadiumin Britannia.
Fitorja e kampionëve, dhe humbja e Chelsea prej 3-1 nga Wigan Athletic, do të thotë se ata kanë tejkaluar skuadrën e Carlo Ancelottit në diferencën e golave.
Golat e shënuara në pjesën e dytë nga Dimitar Berbatov dhe John O’Shea siguruan pikët, por futja në lojë e Ryan Giggs e cila vendosi lojën përfundimisht.
Mesfushori veteran zgjidhi mbrojtjen e Stoke City duke kurdisur golat dhe kështu duke treguar aftësitë e tij të një veterani.
United janë të njohur si skuadër e durueshme dhe vetëm katër nga 17 golat e tyre në Premier Ligë janë shënuar në pjesën e parë.

Premier Lige: Rezultatet e javes se 6-te
Rezultatet:
Burnley-Sunderland 3:1
Arsenal-Wigan 4:0
A.Villa-Portsmouth 2:0
Bolton-Stoke 1:1
Hull City-Birmingham 0:1
West Ham-Liverpool 2:3
Man Utd-Man City 4:3
Wolves-Fulham 2:1
Everton-Blackburn 3:0
Chelsea-Tottenham 3:0
Seria A: Rezultatet e javes se 4-te
Napoli-Udinese 0:0
Juventus-Livorno 2:0
Milan-Bologna 1:0
Cagliari-Inter 1:2
Bari-Atalanta 4:1
Catania-Lazio 1:1
Chievo-Genoa 3:1
Sampdoria-Siena 4:1
Parma-Palermo 1:0
Roma-Fiorentina 3:1
La Liga Spanjolle: Rezultatet e javes se 3-te
Rezultatet:
D.Lacoruna-Espanyol 2:3
Mallorca-Teneriffe 4:0
Malaga-Santander 1:2
Osasuna-Sevilla 0:2
Barcelona-A.Madrid 5:2
Almeria-Getaffe 1:0
A.Bilbao-Villareal 3:2
Zaragoza-Valladolid 1:2
Real Madrid-Xerex 5:0
Valencia-S.Gijon 2:2
Premier Lige – Chelsea le anash edhe Tottenham

Derbi: Chelsea-Totenham
Chelsea kthen epersin prej 3 pikëve në krye të Premier Liges Angelze duke fituar në Stamford Bridge me rezultat 3-0 kundër rivalëve të tyre Tottenham.
Ashlez Cole, Michael Ballack dhe Didier Drogba ishin të saktë në sfidën që skuadra e Carlo Ancelottit kishte kundër aspiratave të Tottenham-it që përfundimisht të hyj në top katërshen Angleze.
Pasi fitores së tyre kundër Liverpoolit në hapje të sezonit, shpresat ishin të mëdha në anën e të bardhëve se dominimi i të ashtuquajturës Katërshja e Madhe përfundimisht mund të shpërbëhet këtë sezon.
Por ndeshja e sodit ishte një goditje për ta zgjuar mirë nga gjumi skuadrën e Tottenhamit edhe pas humbjes së tyre kundër Manchester United… dhe një mesazh që të kesh punë me të mëdhenjtë nuk është e lehtë.
Kjo nuk do të thotë që Redknapp nuk duhet të inkurajohet nga performanca që shfaqi skuadra e tij. Sigurisht që duhet, po qëse gjyqtari Howard Webb do të kishte dhuruar një penalti kur Ricardo Carvalho rrëzoj Robbie Keane brenda zonës atëherë kur rezultati ishte vetëm 1-0, sigurisht që përfundimi ndoshta do të ishte shumë më ndryshe.
Ashlez Cole hapi porten i pari me koke pas vetëm 32 minuta lojë pas një krosimi nga Drogba. Por, ishte Jose Bosingwa ai i cili sinjalizoj i pari me një goditje të furishme e cila u përplas në skajin e djathtë të shtyllës.
Sidoqoftë Tottenham kishte ardhur në Stamford Bridge plot me befasi sulmesh dhe njëherë Jermain Defoe pati rastin edhe ndoshta është dashur të fus emrin e tij në listen e golashënuesve në minutën e 11. Por, ishte Petr Cech ai i cili nuk i dha të drejtën për të vënë emrin e tij në atë listë.
Portieri Cudicini nuk pati mundësi të ndaloj pasimin e Drogbas tek Lampard i cili u rrotullua dhe kthej topin tek mesfushori gjerman Ballack i cili ishte mu ne vendin e duhur për të shënuar. Dy me zero ishte e rëndë për Tottenham të cilët u dëshpëruan edhe më shumë kur goli i fundit nga Drogba tundi portën për së treti herë.
Reprezentuesi i bregut të fildishtë ishte pak me fati pasi mbrojtësi Ledlez King rrëshqiti për të larguar topin dhe përfundoj duke e nxjerrë atë pas portierit Cudicini dhe kështu e bëri shumë më të lehtë për Drogba që të shënoj në rrjet të zbrazët.
Për shkak të lëndimeve dhe kohës së humbur loja në pjesën e dytë u shtye për 8 minuta edhe po aq më shumë të shtoheshin nuk do të mjaftonte për Tottenhamin.

Premier Lige – Owen hero i vonshem i fitores
Ne futboll ndodhin befasi dhe keshtu i zevendesuari Michael Owen shenoi gol ne ne minutat shtese per ti sjell fitoren Manchester United ne Old Trafford me rezultat 4-3 ne derbin e sotem kunder rivaleve lokal Manchester City.
Owen zevendesoj Dimitar Berbatov ne minuten e 78 dhe goditi me nje perfundim tipik te thjeshte te llojit te tij ne minuten e gjashte shtese per te vendosur njeher e mire ne ndeshjen derbi kunder rivaleve vendas te cilet gjithnje ishin pas per te barazuar sa her qe Manchester United kalonin ne epersi.
Me te vertet Craig Bellamy njeher mendoj se ka nxjerr nje pike te vlefshme para vdekjes kur shenoj golin e dyte ne kete ndeshje ne minuten e fundit te kohes se rregullt te kesaj ndeshje, por Owen siguroi nje tjeter te tille me vone per United.
Wayne Rooney i dha nje fillim te mire pas vetem dy minutave dhe City pergjigjet shume shpejte permes Garreth Barry. Nje paraqitje e shkëlqyeshme e Darren Fletcher dy here siguroj epersin e Manchester United ne pjesën e dyte te keti derbi.
Rezultati i kesaj ndeshje do te thote se United dalin ne krye te tabeles se bashku me Chelsean kurse per City kjo do te thote humbja e pare pas fitoreve rresh qe paten ne kete sezon.




