Ibrahimovic shenon 5 gola ne 5 ndeshje per Barcelonen

September 26, 2009 by Fatos · Comments 

Malaga-Barcelona

Barcelona i bashkëngjitet Real Madridit në maksimumin e 15 pikëve në maje të Liges Spanjolle me Zlatan Ibrahimovicin i cili shënoi golin e pestë të tij në pesë ndeshje që ka luajtur deri më tani. Këtë gol Ibra e shënoi në fitoren e kampionëve kundër Malagas me rezultat 2-0.

Edhe pse flitej se Ibrahimovic nuk do të luante kundër Malages për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës dhe këtë e patëm shkruar në një post të mëhershëm, ai u inkuadrua në minutën e 28 pas lëndimit të Thierry Henrys dhe nuk iu deshën më shumë se 11 minuta që të shënoi gol dhe të hapë portën e Malagas. Në fakt Suedezi gati sa nuk shënoi pak pasi u fut por duke menduar se ishte në pozitë jashtë loje nuk u duk se i dha edhe aq forcë shutit për të shënuar.

Barca ka shtypur Racing Santander 4-1 gjatë kësaj jave duke shënuar tri herë brenda 26 minutave por Malaga ishte më e shtrënguar dhe goli i Ibrahimovicit 6 minuta para pushimit ishte lehtësim.

Suedezi është i vetmi lojtar që shënon në çdo ndeshje e gjithashtu i bashkëngjitet Lionel Messis, Cristiano Ronaldos të Real Madridit dhe David Villas të Valencis me nga pesë gola të shënuara.

Evropa është porta e ardhshme si për Barcelonen ashtu edhe për Real Madridin. Në ndeshjet në ligen e kampioneve Barca do të përballet me Dinamo Kiev të Martën kurse Real Madridi do të merret me Marseille të Mërkurën.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

La Liga Spanjolle: Rezultatet e javes se 3-te

September 21, 2009 by Bini · Comments 

Rezultatet:
D.Lacoruna-Espanyol 2:3
Mallorca-Teneriffe 4:0
Malaga-Santander 1:2
Osasuna-Sevilla 0:2
Barcelona-A.Madrid 5:2
Almeria-Getaffe 1:0
A.Bilbao-Villareal 3:2
Zaragoza-Valladolid 1:2
Real Madrid-Xerex 5:0
Valencia-S.Gijon 2:2

Lionel Messi vazhdon kontraten me Barcelonen

September 18, 2009 by Bini · Comments 

Barcelona sot njofton se ka arritur te nenshkruaj rinovimin e kontrates me futbollistin me te mire ne bote Lionel Messi.Kontrata e re do ta mbaje Messi-n ne Barcelone edhe per shtate vitet e ardhshme derisa klauzola per prishjen e kontrates kap shifren 250 milion.
Gjithashtu sipas gazetes spanjolle AS,Messi me kete kontrate eshte bere futbollisti me i paguar ne bote me rreth 12 milion euro te ardhura vjetore duke kaluar bashklojtarin e tij tek Barca Ibrahimovic,dhe dyshen e ekipes rivale Real Madrid C.Ronaldo e KAKA.
Rreth rinovimit te kontrates se Messi-t trajneri i Barcelones Pep Guardiola tha: “Ky eshte nje lajm i mrekullueshem per mua”.

Liga Spanjolle:Fitojne Reali e Barcelona

September 13, 2009 by Bini · Comments 

Jane zhvilluar tri 4 takime te xhiros se 2-te te La Liges Spanjolle. Barcelona ka shenuar fitoren e dyte me radhe duke mposhtur ne Madrid Getafe-n me rezultat 0-2. Pjesa e pare ishte ne dominim te skuadres katalunase mirepo portat heshten. Edhe ne pjesen e dyte Barcelona fillon furishem duke kerkuar patjeter te arrij golin dhe me ne fund Ibrahimovic kalon ne epersi Barcen. Golin e dyte e shenon Messi duke i siguruar 3 piket e radhes.
Edhe skuadra mbreterore Real Madrid ka arritur fitoren e dyte ne po aq ndeshje te zhvilluara.Viktima e radhes ishte Espanyol te cilen mbreterit e mposhten ne fushen e saj.Reali kaloi ne epersi ne fund te pjeses se pare,ndersa rezultatin ne 0-2 e ngriti Guti pas nje pasimi te arte nga superylli Kaka. Ne fund te takimit emrin e tij ne listen e golashenuesve e vendosi edhe futbollisti me i shtrenjte ne bote C.Ronaldo duke vulosur keshtu rezultatin perfundimtar Espanyo 0-3 Real Madrid.
Edhe Sevilla ka shenuar fitore duke mundur Zaragoza-n 4-1 derisa skuadra tjeter nga Madridi, Atletico Madrid nuk arrin te fiton as ne ndeshjen e dyte duke barazuar me Santander 1-1 para shikuesve te saj.

Inter rezervon Messi-n per te ardhmen

September 4, 2009 by Bini · Comments 

lionel-messi-fc-barcelonaInter ka rezervuar yllin e Barcelones Lionel Messi shkruan sot e perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.
Te ejten gazetat spanjolle raportuan se Messi eshte afer te rinovoj kontraten me Barcen deri ne vitin 2016 me nje klauzole per prishjen e kontrates ne shume prej 250 milion€.
Sidoqofte gazeta italiane raporton se Massimo Moratti ka takuar babain e Messi-t,Jorge-n duke arritur nje paramarrveshje qe nese lojtari nje dite vendos ta lere Barcelonen destinacioni i tij do te jet Interi.
Marreveshja mund te arrihet edhe me leht duke marr parasysh raportet e mira qe i kane dy klubet.

Barcelona fillon sezonin e ri me fitore

August 31, 2009 by Bini · Comments 

Barcelona ka filluar mbrojtjen e titullit kampion ne La Ligen Spanjolle duke fituar 3:0 perballe Sporting Gijon.Golin e pare per katalunasit e ka shenuar Bojan ne minuten e 18 pas harkimit te nje goditje nga kendi prej Xavi, ndersa rezultatin ne 2:0 e ka ngritur keita ne minuten e 41.Ne pjesen e dyte ka vazhduar dominimi i katalunasve dhe ne minuten e 82 ka ardhur goli i shumepritur nga blerja e re e katalunasve Ibrahimovic.
Ndeshjen e ka ndjek edhe trajneri i Interit Jose Mourinho,skuadra e te cilit do te perballet me Barcelonen pas dy javesh ne xhiron e pare te Uefa Championes League.