Fjodor me nokaut mposht Rogersin

November 9, 2009 by Amir · Comments 

Luftetari Rus, Fjodor Jemenjalenko (33) ka mundur amerikanin Brett Rogers me nokaut teknik ne garen Strike force M1 te mbajtur ne Hoffman Estate ne Illinois. Pas 1 minut e 48 sekonda ne rundin e dyte rusi e derrmoi amerikanin me nje aperkat te fuqishem te cilin e vazhdoi me disa goditje shum te forta dhe kjo ishte e mjaftueshme qe referi ne ring te nderprese luften.

Ishte kjo fitorja e 31-te ne 32 lufta te Fjodorit.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Rossi nr. 7

October 26, 2009 by Amir · Comments 

Valentino Rossi ka fituar titullin e shtatë të kampionit botëror në Moto GP – të nëntin në karrierë. Italiani në Yamaha siguroi titullin duke përfunduar i treti në garën për Shpërblimin e Madh të Malajzisë, të dielën. Fitoi Casey Stoner në Ducati, ndërsa Dani Pedrosa ishte i dyti.
Kampioni i botës në fuqi, Valentino Rossi fitoi titullin e tij të shtatë në MotoGP dhe të nëntin në karrierë të dielën në garën interesante për Shpërblimin e Madh të Malajzisë në Moto GP.

Australiani Casey Stoner në Ducati fitoi garën, por 30-vjeçari italian siguroi titullin duke përfunduar i treti në Yamaha. Spanjolli Dani Pedrosa ishte i dyti. Rossi ka thënë se është shumë i lumtur që siguroi titullin një garë para përfundimit të sezonit në Valencia më 8 nëntor.

“Me një xhiro para fundit, kam siguruar titullin e kampionit të botës. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar ta arrij këtë. Ka qenë luftë e ashpër. Është sukses i madh për mua të fitoj titullin e nëntë të kampionit botëror dhe të shtatin në MotoGP”, deklaroi Rossi, i cili lavdëroi kolegun e tij nga Yamaha, rivalin kryesor për titull, Jorge Lorenzo.

Spanjolli 22 vjeç përfundoi garën në pozitën e katërt. “Gjatë sezonit kam pasur rivalë të mëdhenj, e sidomos kolegun tim Jorge, i cili më ka ndjekur deri në fund dhe e uroj për rezultatet e tij”, shtoi ai.

Stoner, i freskët nga fitorja në Phillip Island voziti sigurt drejt fitores. Kampioni i vitit 2007 përfundoi i pari në kohë prej 47 minuta e 24.834 sekonda, ndërsa Pedrosa ishte 14.66 sekonda pas tij. Nicky Hayden përfundoi i pesti para Chris Vermeulen. Tonis Elias ishte i shtati, ndërsa Marco Meladri i treti.

Rezultatet e garës në Malajzi:

1 Casey Stoner 47.24.834 sek
2 Dani Pedrosa 47:39.500
3 Valentino Rossi 47:44.219
4 Jorge Lorenzo 47:50.684
5 Nicky Hayden 48:03.539
6 Chris Vermeulen 48:05.895

Renditja e përgjithshme:

1 Valentino Rossi 286 pikë
2 Jorge Lorenzo 245
3 Casey Stoner 220
4 Dani Pedrosa 209
5 Andrea Dovizioso 152
6 Collin Edwards 148