Lajme Nga Sporti

Eurobasket 2009: Spanja kampione e Europes

September 21, 2009 by Bini 

Kombtarja spanjolle ka fituar titullin e kampionit ne Eurobasket 2009.
Spanjollet ne finale mposhten Serbine me rezultat te thelle 85:63.
Spanja qe ne fillim te takimit tregoi se ndeshja e pare ne fazen e grupeve te cilen e kishte humbur ndaj Serbise ishte vetem nje rastesi dhe qe ne qerekun e pare krijoi epersi prej dhjete pikesh duke perfunduar qerekun e pare 24:14 per spanjollet.
Kampioni boteror ne qerekun e dyte luajti me  ritem edhe me te larte duke shkuar ne pushim me rezultat prej 52:29 me cka edhe e beri te qarte se edhe titulli i kampionit europian do te shkonte drejt Spanjes.
Cereku i trete ishte i barabart mirepo kjo i mjaftonte spanjolleve qe cerekun e fundit te lojes ti zhvillonte vetem sa per te arritur momenti per te ngritur trofeun.
Ne fund takimi mbyllet me rezultat 85:63 per Spanjollet te cilet pas boterorit tash jane edhe mbreter te Europes.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus