Futboll: Manchester City Shkatrron Arsenalin
September 12, 2009 by Fatos

Adebayor: Manchester City-Arsenal
Ndeshja Manchester City Arsenal qe u luajte sote ne stadiumin edhe njeher deshmoj se Manchester City eshte nje skuader qe do te futet ne katershen e skuadrave me te mira ne Angli. Kesaj radhe Arsenali ishte viktime me nje humbje te thelle 4 me 2 dhe njeri prej atyre qe shenoj ishte dhe ish lojtari i Arsenalit Adebayor i cili ne minuten e 80 pa fije turpi shenoj golin e 3 per Manchester City-n ne kete ndeshje.
Deri me tani Manchesteri ka fituar te gjitha ndeshjet dhe ndeshja e sotme me Arsenalin besohej qe do te jet fundi i fitoreve. Por ja qe ndodhi e kunderta.
Ne fillim dukej se me te vertet Arsenal do te dalte fitimtare ne kete ndeshje pasi ata ishin gjithnje e me shume ne posedim te topit dhe se sulmonin me shume. Si duket rastet e humbura nga Arsenali u kthyen ne makth kur Manchester City kalon ne epersi pa pritur ne minuten e 20 te pjeses se pari nga nje kros prej gjuajtjes se lire te cilin Micah Richars me koke e perfundon ne shtyllen vertikale dhe nga reagimi i ngathet i portierit topi kthehet dhe godet koken e portierit te Arsenalit, Almunia, per te perfunduar me pas ne skajin e djathte te portes se Arsenalit.
Arsenali prap ishte me shume ne posedim te topit por kjo nuk dha fryte. Kurse Manchester City mundohej qe vetem me ane te kundersulmeve te arrij te shenoj dhe nje rasti shume i mire u krijua nga kombinimi i Ireland dhe Bellamy dhe ne fund topi u finalizua ne duart e protierit Almunia.
Ashtu sikur ne pjesen e pare qe rastet e humbura ju hakmerren Arsenalit, kësaj radhe Robi Van Persi shfrytezoj mire rastin duke marre topin ne skajin e katrorit te penaltis dhe me aftesit e tij perfundon topin ne skajin e larget te portes ne minuten e 62.
Ketu ishte barazimi i Arsenalit mirpo nuk shkoj edhe aq shume dhe Arsenali ishte prape ne dhimbje kur epersin e ngriti Bellamy ne minuten e 74.
Kurse si per inat ish lojtari i Arsenalit Adebayor ngrit epersin ne 3 me 1 dhe, prap si per inat, vrapon drejt fansave te Arsenalit duke festuar golin, nje gjest qe do e bej te intereuar shoqaten e futbollit Anglez te shikoj menyren e festimit te golit te Adebayorit. Nje karrige ishte nisur ne drejtim te tij nga fansat e Arsenalit por ajo qe arriti sigurt tek Adebayor ishte kartoni i verdh i gjyqtarit Mark Clattenburg.
Si duket sot nuk ishte dita e Arsenalit pasiqe nga nje pasim prej Bellamy, ish lojtari i Chelsea-t Shawn Wright Philips i jep fund golave te Manchesterit per ti shkatrruar topqinjet perfundimisht ne minuten e 84.
Goli i fundit edhe ndoshta i nderi qe u shenua dhe qu ndoshta nuk eshte verejtur fare eshte ai i Tomas Rosicky-t i cili shfrytezoj shume mire nje pasim nga Fabregas dhe perfunoj topin ne rrejten e Manchester City-t. Kjo nuk ishte dita e Arsenalit kurse Manchester City deshmon se nuk eshte me nje skuader e pazeshme dhe qe gjindet aty ka mesi i listes, por nej skuader qe synon me shume dhe qe po e deshmon se ka potencial per te arritur.
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!




Komentet
Je i lire te komentosh...
dhe, nëse dëshiron qe fotoja e juaj te duket bashke me koment, shko krijo një gravatar!