Gjyqtaret e futbollit te Kosoves perfitojne nje donacion nga Anglia
September 10, 2009 by Amir
Gjyqtaret e futbollit te Kosoves, gjegjesisht ata te Superliges dhe Liges se Pare perfituan nje donacion prej 80 fanelave te dhuruara nga ish-sekretarja e Shoqates se Gjyqtareve te Isle of Man ne Angli, znj.Beryl Gilles.Keto fanela i solli sot ne Federaten e Futbollit te Kosoves gjyqtari nga Ferizaj Amir Lamaxhema i cili edhe eshte anetar i shoqates se Isle of Man dhe njeherit gjyqtar i liges se pare te Kosoves ne futboll.
“Keto fanela do te jene nje ndihme modeste per gjyqtaret tane duke e ditur faktin se ne cfar gjendje jemi.Kjo nuk eshte ndihma e pare nga znj.Beryl Giles sepse edhe ne disa raste te tjera ajo ka ndihmuar shoqaten e gjyqtareve te Ferizajt.Ajo gjithmone ka qene mike e madhe e futbollit te Kosoves dhe veqanerisht te refereve tane.Une i kam pranuar keto fanela nga ajo dhe me deshiren me te madhe po i sjell sot ketu tek ju per ti shperndare tek koleget e mi.Shpresoj se tash e tutje te gjithe ne gjyqtaret do te dalim me nje uniforme unike per te ndare drejtesine e jo sikurse deri me tash kur te gjithe i kishim fanelat ndryshe nga njeri tjetri”-deklaroi Amir Lamaxhema ne pranine e sekretarit gjerenal te FFK-se Z.Eroll Salihu, Kryetarit te Shoqates se Gjyqtareve te Kosoves Z.Ruzhdi Breznica dhe zedhenesit te FFK-se Z.Fazli Berisha.
Sekretari i FFK-se Eroll Salihu u falenderua perzemersisht per kete ndihme nga Znj.Gilles dhe po ashtu falenderoi gjyqtarin Amir Lamaxhema, i cili eshte anetar i shoqates se Isle of Man qysh prej vitit 2007 kur ishte per vizite atje dhe ku ju dha rasti te ndaje ndrejtesine ne kater ndeshje. Edhe nje falenderim i perzemert erdh nga Z.Ruzhdi Breznica Kryetar i Shoqates se Gjyqtareve te Kosoves i cili e cmoi larte ndihmen e ofruar dhe ndermejtesimin e gjyqtarit nga Kosova Amir Lamaxhemes.
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!




Komentet