Lajme Nga Sporti

Goleade e Interit ne San Siro

October 30, 2009 by Amir 

Ne ndeshjen e fundit te xhiros se 10-te te Serie A, Inter ka mposhtur Palermon me rezultat 5-3 ne San Siro. Mbrojtesit e titullit nga stinori i kaluar luajten nje loje fenomenale ne pjesen e pare duke e perfunduar me rezultat te larte prej 4-0. Praktikisht ata e kishin perfunduar ndeshjen qysh ne pjesen e pare, mirepo ne pjesen e dyte krejt ate qe e bene Eto ‘o dhe Balotelli me nga dy gola te shenuar ra ne uje. 20 minuta te jashtezakonshem nga ana e mysafireve ishin te mjaftueshem qe Jose Mourinho te shqetesohet dhe ne anen tjeter trajneri i Palermos Zenga te filloje te shpresoje ne kthim te rezultatit. Permes Fabrizio Miccolit Palermo zvogeloi rezultatin ne 4-1 (minuta e 49) kurse i njejti lojtare shenoi edhe golin e tij te dyte ne minuten e 67 per rezultatin 4-3, pasi qe me heret edhe Abel Hernandez kishte shenuar per Palermon golin e dyte. Por te tre piket i ndali ne shtepi sulmuesi Diego Milito i cili shenoi ne minuten e 84 (5-3) pasi qe kishte hyre ne loje ne vend te Balotellit.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus