Leonardo me dilema rreth portierit
November 11, 2009 by Amir
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai po përballet me dilema në përzgjedhjen e portierëve, pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare.
Nelson Dida ka luajtur rolin e portierit të parë në mungesë të dyshes Christian Abbiati dhe Marco Storari, megjithatë, ata tash janë afër rikthimit në formë.
“Është një zgjidhje shumë e vështirë. Duhet të mendoj shumë aspekte dhe për trajnerin kjo është një situatë e vështirë”, ka thënë Leonardo.
Një komplikim tjetër është fakti se Dida është duke u kërkuar nga Corinthians, të cilët dëshirojnë ta transferojnë brazilianin që në janar
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!




Komentet