Lajme Nga Sporti

Perez e përkrah Pellegrinin

October 30, 2009 by Amir 

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zbutur presionin ndaj trajnerit Manuel Pellegrini, duke kërkuar nga tifozët e klubit të kenë durim, derisa ekipi të kompozohet dhe ka insistuar se rezultatet do të vijnë së shpejti.

Humbja turpëruese 4-0 në Copa del Rey nga Alcorcon e solli në dyshim të ardhmen e Pellegrinit në Bernabeu, pas kritikave të ashpra nga të gjitha këndet. Edhe pse situata aktuale është e ndërlikuar, e sidomos pas faktit se klubi shpenzoi rreth 250 milionë euro, në përforcime gjatë verës, Perez ka bërë thirrje për qetësi dhe ka insistuar se ekipit të ri i nevojitet kohë për t’u kompozuar.

“Nevojitet qetësi dhe durim, edhe pse humbja nga Alcorcon ishte turpëruese. Historia e Real Madridit është më tepër se një ndeshje dhe nuk duhet të ekzagjerohet për të krijuar shqetësime”, tha ai, për të përditshmen sportive AS.

“Sigurisht se nuk është mirë për një president ta shohë ekipin e tij, duke luajtur në atë mënyrë (kundër Alcorcon), por ne jemi Real Madrid. Kanë kaluar vetëm dy muaj nga fillimi i sezonit. Trajneri është i ri dhe ka sistem të ndryshëm nga viti i kaluar. Duhet t’i japim kohë dhe jam i sigurt se rezultatet do të vijnë”, përfundoi ai.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus