Lajme Nga Sporti

Premier Liga Angleze – Chelsea me ne fund gjen humbjen e pare

September 26, 2009 by Fatos 

wigan athlecit-chelseaChelsea deri me tani ka fituar shtate here dhe nuk ka humbur asnjhere ne tete ndeshjet e tyre me Wiganin ne Premier Ligen Angleze dhe se kane fituar ne te kater vizitat e tyre ne SW Stadium.

Wigan është njëra nga skuadrat që ka humbur 10 nga 14 ndeshjet në Premier Ligen Angleye e gjithashtu është njëra prej skuadrave që ka marr më së shumti gola me koke në Premier Lige.

Sido që të jetë ishte minuta e 16 kur Wigan doli në epersi nga goli i Titus Bramble! Dhe vetëm pas 3 minutave Didier Drogba kalon Bramblen por gjinden në pozitë jashtë loje dhe kjo i shkruton të gjitha shpresat për gol! Kështu vazhdon pjesa e parë pa ndryshim.

Chelsea pritej te bënte ndryshim dhe ndoshta të dal fitimtare nga kjo ndeshje dhe jo me shumë se dy minuta pas vazhdimit të lojës në pjesën e dytë, ishte Drogba i cili barazon gjithçka. Por si dikut sot nuk ishte ditë me fat për blutë sepse në minutën e 51 Rodallega futët në zonë dhe Peter Cech e ndalon por pasojat ishin penalti dhe karton i kuqë për Cech dhe gol për Wiganin.

Chelsea mbetet me një lojtar më pakë për minutat mbetur dhe ndoshta atëherë kur më së shumti i duhej Chelsti të shënonte golin e barazimit, ishte Wigan që i vë kapak fitores duke shënuar golin e tretë në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë.

Me kaq Chelsea gjen humbjen e parë dhe njëherit bie edhe nga vendi i parë në tabelën e Premier Ligës.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus