Lajme Nga Sporti

Superliga e Kosoves ne futboll-Java e 5

September 4, 2009 by Amir 

Kete fundjave do te zhvillohen ndeshjet e javes se 5 te Raiffeisen Superliges se Kosoves ne futboll. Te gjitha ndeshjet fillojne ne oren 16 dhe keto jane ciftet:

Besa-Vllaznimi, Drenica-Flamurtari,Prishtina-KEK-u, Hysi-Ferizaj, Gjilani-Kosova (V) dhe Trepca-Liria.

Ndeshja ne mes te Beses se Pejes dhe Vllaznimit te Gjakoves pritet te arsyetoje epitetin e derbit sepse gjithmone kur te takohen keto dy skuadra tregojne futboll te mire dhe korrekt. Ne stadiumin “Shahin Haxhiislami”ne Peje pritet te jete nje atmosfere e bukur sepse tifozet e Vllaznimit “Kuqezinjte e Jakoves”do te udhetojne ne numer te madh dhe do te krijojne spektakel. Fusha ideale ne Peje dhe loja e shpejte dhe sulmuese e te dyja paleve na premtojne futboll cilesor. Ne javen e 4 Besa humbi ne Prishtine nga Flamurtari me rezultat te ngushte 2-1 dhe ne kete jave do te bejne cmos qe te rrembejne te tre piket qe do ta largonin Besen nga pozita e 9 ku gjenden momentalisht. Ne anen tjeter djelmoshat e trajnerit Blerim Mula shkojne ne Peje per te deshmuar se fitorja ndaj Trepces javen qe shkoj ne Gjakove, nuk ishte e rastit por ishte rezultat i kualitetit te Vllaznimit dhe lojes se bukur.

Drenica pret liderin momental Flamurtarin. Drenices i duhen piket si kurre me pare sepse nga 4 ndeshje ka fituar vetem 3 pike. Drenica vjen nga nje humbje e thelle (6-0) qe pesoi ne Kastriot dhe mbetet te shihet se sa ka ndikuar kjo humbje tek skuadra nga Skenderaj. Humbja e thelle ne javen e 4 solli si pasoje doreheqjen e parevokueshme te trajnerit Xhafer Dobra dhe kryesia e klubit ka angazhuar dje trajnerin pejan Valdet Shoshi i cili pritet te merr timonin e skuadres drenicake. Ne anen tjeter Flamurtari ka motivin e vet ne kete ndeshje, e ai motiv eshte qe ta mbaje poziten e pare ne renditje ku edhe gjendet. Ne javen e fundit Flamurtari mundi skuadren e forte te Beses dhe tregoi se nuk gjendet rastesisht aty ku eshte.

Ndeshja Prishtina-KEK-u lirisht munde te quhet edhe kryendeshja e kesaj jave. KEK-u eshte skuader qe po luan shum mire dhe ka sulmin shum efikas.Kete e provoi Drenica ne lekure te vet.Trajneri Bylbyl Sokoli ka komponuar nje skuader homogjene dhe me te drejte jane nje skuader qe ka ambicie shum serioze ne kete stinor. Prishtina edhe pse ne nje krize dhe me start shum te dobet (4 ndeshje vetem 3 pike) prap eshte nder skuadrat me te forta ne Kosove dhe Kampion aktual. Humbja ne Ferizaj si duket edhe me shum i ka shkaktuar probleme sepse perpos sulmuesit me te mire Astrit Fazliu qe u lendua rende, edhe trajneri Besnik Kollari nuk do te jete ne banke per arsye te perjashtimit ne Ferizaj.Sidoqofte pritet nje futboll cilesor dhe qe te dyja skuadrat hyjne ne kete ndeshje me gjasa te barabarta.

Hysi humbi ne Vushtrri me rezultat te ngushte dhe kete fundjave pret te merr pike te plota ne fushen e vet kunder Ferizajt. Trajneri Muharrem Sahiti ka skuader mjaft te mire dhe ne shtepi te vet nuk dijne per humbje.Ferizaj pas fitores ndaj Prishtines me optimizem udheton per ne Merdar dhe edhe pse i hendikepuar pa mesfushorin e “skuqur”Fitim Sadriun shpreson ne nje rezultat pozitiv.

Gjilani pret Kosoven e Vushtrrise dhe pas pikes se madhe qe fitoi ne Prizren ndaj Lirise tregoi se ka filluar te kendellet pas startit katastrofal. Kosova ka skuader te mire mirepo Gjilanit i duhen me teper se kurre tre pike pasi qe gjendet ne fund te tabeles me vetem nje pike.

Trepca-Liria do te jete edhe nje derbi i dikur skuadrave tona me te mira.Qe te dy skuadrat po tregojne lojera shum te mira ne kete stinor dhe kjo premton nje shfaqje te bukur ne stadiumin “Adem Jashari”. Trepca sivjet ka synim titullin e kampionit dhe ka krijuar skuader shum te forte, por ne anen tjeter skaudra e Lirise luan nje kohe te gjate e bashku dhe ne gjirin e vet ka lojtare me pervoje si Fitim Krusha, Patrik Doqi, Fatih Karahoda etj, qe mund ti shkaktojne shum probleme cdo skuadre.

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Komentet

blog comments powered by Disqus