Basketboll: Sllovenia Mposhte Kroacine
Përmbledhje e ndeshjes në Basketboll: Slloveni-Kroaci
Sllovenia bëri kthese duke u kthyer me 15 pikë diferencë nga fundi i pjesës së parë dhe duke mundur Kroacinë me rezultatë 67-65 për të vazhduar në çerekfinale për të parën herë në historin e tyre.
Hero i kësaj ndeshje padyshim ishte Erazem Lorbek i cili ishte i shkelqyeshëm duke shënuar gjithsej 27 pikë, duke bërë 8 bllokime dhe duke vjedh tre topa.
Edhe pse ishin duke humbur 47-32 dhe me 28 sekonda të mbetur në pjesën e parë, Sllovenia filloi të luftoj fuqishëm si asnjëher më parë.
Edhe pse ngecën mbrapa 47-39 në gjysmë të lojës, Sllovenia u kthye në dysheme dhe mbajti Kroacinë me vetëm 3 pike në çerekun e tretë duke prirë me rezultat 53-40 dhe kështu mbetën në krye gjer në fund të lojës.
“Ishte zhgënjyese se si e humbëm lojën,” tha Repesa. “19 minutat e parë ne kontrolluam lojën. Është për të ardhur keq ajo që ndodhi në 15 sekondat e pjesës së parë. Pas time-outit ne i lejuam ata të marrin 3 pikësh.”
“Në gjysmën e dytë ne nuk luajtëm ashtu si duhet të luanim. Ata luajtën më mirë ne gjysmën e dytë, gjuajtën më mirë dhe bën shumë bllokime. Çka tjetër mund të them? Ata fituan lojën.”
Në çerekun e katër Kroacia mbeti mbrapa me një distancë të dukshme. Pasi Uros Slokar huqi nga një distancë e largët me 40 sekonda të mbetur në loje duke i lënë Sllovenin në epërsi 65-62, korati Zoran Planinic gjithashtu doli huq në tentimin e ti për tri pikë në momentin kur mbetën edhe 31 pikë deri në përfundim të lojës.
“Tani jam shumë i lumtur për vendin dhe ekipin tim,” Tha Lorbek.”
“Gjithmonë dukej se bllokoheshim në Çerekfinale dhe përfundimisht ia dolëm të kalonim at sonte.
“Ne luajtëm një lojë të mirë, mendo se ishte njëra ndër kthesat më të mira. Ne ishim 15 pikë mbrapa ne fund të çerekut të dytë por nuk u dorzuam dhe treguam shumë vullnet dhe perkushtim ashtu si kemi bërë gjer e gjatë keti turneu.”

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!



