Dwight Yorke pensionohet
Sulmuesi i famshem i Aston Villa,Manchester United, Blackburn dhe Sunderland, Dwight Yorke ka paralajmeruar pensionimin e tij. 37 vjecari Yorke u lirua nga Sunderland ne fund te stinorit te kaluar. Ai kishte fituar Champions League me Manchester United ne vitin 1999 sikurse edhe tre tituj te Premier League me po te njejtin klub.Ne tandem me Andy Cole, Yorke kishte qene i pameshirshem per te gjitha mbrojtjet e PremierLeague.Ai ka qene po ashtu edhe kapiten i Trinidad dhe Tobago ne Boterorin 2006. Ai deklaroi: “Eshte koha ti var kepucet ne gozhde.Kam kaluar momente fantastike dhe dua qe njerezit te me kujtojne si nje lojtar qe ka luajtur gjithmone me buzeqeshje.Me te vertete kam qene i bekuar sepse kam luajtur perkrah yjeve si Roy Keane, Paul Scholes, Ryan Giggs,Peter Schmeichel, David Beckham dhe kam luajtur nen drejtimin e te madhit Alex Fergusson.Isha nje djalosh nga nje plazh i Karaibeve i cili pati rastin ti plotesohet enderra per te fituar trofe dhe per te qene kapiteni i vendit te tij qe per here te pare mori pjese ne nje boteror”.
Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!
Michael Turner kalon nga Hull City tek Sunderlandi i Lorik Canes
Qendermbrojtesi shtatlarte i Hull City Michael Turner kompletoi mbreme kalimin e tij tek skuadra e “maceve te zeza” Sunderland per 12 milion funte. Kjo kontrate do te jete e vlefshme per 4 vite. Trajneri i Sunderland Steve Bruce nuk fsheh gezimin e tij pas arritjes se ketij transferi sepse thot: “Une besoj se Michael eshte njeri nder qendermbrojtesit me te mire qe ka vendi yne. Desha qe mbrojtes tone ti jap fuqi dhe shtatlartesi dhe kur kesaj ti shtohet edhe fakti se Michael eshte edhe teknikisht shum i mire atehere ky transferim arsyeton edhe cmimin e paguar”.



